Disa nga fragmentet më të bukura nga libri “Amygdala Mandala” të fituesit të Çmimit Kadare, Loer Kume!

Ai është anormal. Artisti i vërtetë nuk është ai që ka shikim transparent, thjesht të ngjyrosur, që e sheh botën që e rrethon, realitetin e thjeshtë dhe e pasqyron ashtu si është, ose thjesht te zbukuruar. Ky quhet pak a shumë ngjyrues. Artisti i vertetë është ai që noton gjithmonë kundër rrymës, ai që sheh nga vetëm një kënd. Nga vetëm një cep. Nga një vrimë çelësi. Ai që s’njeh veçse disa ngjyra të vockla. Ai qe transformon realitetin duke e kulluar me një mendje analitike perverse. Duke e rikrijuar. Artisti ështe njeriu miop, skizofren, paranojak, i çmendur, që transformon gjithçka, çdo gje në funksion të realitetit, MADJE DHE REALITETIN VETË! Pra artisti është ai që e sheh botën, gjërat që e rrethojnë, të zmadhuara, të zvogëluara, ose nuk i sheh fare!!!

E c’kishte bërë Artisti ne fund te fundit? C’kishte arritur? Erresirën dhe vetëm erresirën. I ndihmuar nga shotgun, nga AIDS, tumore malinje, tuberkuloz, sifilis, çmenduri, një vrasës idiot, të vjellat e veta. Ose overdozën. Ose dhe duke u varur. Artisti arrinte në një përfundim: asgjësim. Nuk kishte dritë në këtë mes. Artisti ishte budalla. Ishte flutur nate. Digjej nga zjarri. Deri dhe nga zjarri që ndizte vetë.

– Kjo është tëre jeta, të shohësh diellin në sy!-foli sërish. E pa ngultas diellin derisa nuk shihte më. Në sy i dilnin njolla shkëlqyese që i nxisnin lotët. “Keshtu, i verbuar, ndiej tërë bitën e madhe, një mollë. Dhe unë jam i madh fare. E mbaj në dorë. Gati ta kafshoj.”

… më pëlqeu vetja shumë. Dhe pashë syte e mi të vërtet. Domethënë pa tualet. Dhe buzët e mia të kuqe. Shih sa te kuqe i kam buzet. Mjafton t’i kafshoj pak dhe gjithçka u rregullua. Vendosa që ka shumë hipokrizi në këtë botë të çuditshme ndaj nga mëngjesi i sotëm e tutje unë nuk vë më të kuq buzësh. As laps në sy. As flokët nuk do t’i mbaj të krehura. Sapo t’i kreh ndonjëherë, do t’i prish prapë. . Ti e di shumë mire, une s’bëj shaka, edhe kur ato që them bejnë për të qeshur e shkrihemi bashkë, të dy. Them gjithmonë te vërteten.

Qoftë e rende kjo e drejtë. Apo e paligjshme. E drejta ështe e pastër dhe e padiskutueshme. Copa me e vogel e pandashme. E dini mirë te tërë c’force ka ajo.

– Njerëz, nuk ka asgjë të përjetshme mbi këtë tokë, akulli shkrin, bëhet ujë, uji ikën e bëhet re në qiell, pastaj bie shi, gjithçka është cikël. Sot jemi këtu, nesër mbytemi në det, na hanë bishat, humbim e vdesim në akull, kur jeta është kaq e brishtë, asgjë tjetër nuk është më e forte se jeta.

Ta lemë këtë vend të humbur, këto zakone të vjetra, këtë botë të ngrirë prej kohësh, si gjaku që s’qarkullon nga i ftohti dhe vdes trupin e njeriut në pak orë, kështu jemi katandisur dhe ne. Kohët jashtë ndryshojnë. I keni degjuar të huajt? Vetëm ne jemi të tërë të vdekur e s’kishte kush të dallonte tjetrin e të drejtonte е gishtin.

Shpërhapuni në botë e bëhuni secili i denjë per veten, që te jeni te mire për njerëzinë!

-Që libri është më i madh se unë. Shpesh te tregimet e mia une gjej gjëra që më ndriçojnë, sikur te mos jem une që i kam krijuar. Si thotë një i preferuar yti, Wittgenstein?! “Nganjëherë themi sentenca që vetëm shumë kohë më vonë i shohim sa të vërteta janë.”

Kur s’ka kohë, koha te bëhet makth, te merr frymën si rrobë e lagur e ngjitur ne trup. Dhe përpëlitesh, rrotullkthehesh në atë mënyre që ajo të vdesë, ose së paku ti te harrosh që ekziston. Dhe tërë gjërat që të rrethojnë marrin tjetër ngjyrë, tjetër dimension; shpirti shtrihet si mjegull e shpërbërë, mbi sa të rrokë, sa të mundet, gjëra të vogla te përditshmërisë, në rendjen e nxituar të kohës…

“Por, te kesh një zemër femije nuk është turp. Eshtë nder. Një burrë duhet të sillet si burrë. Duhet gjithmonë të luftojë, mundësisht dhe mençurisht, me mundësitë në favor të tij, por kur fati e kërkon, duhet te luftojë dhe kur s’ka asnjë mundësi, pa u shqetësuar për përfundimin. Duhet të ndjekë ligjet e veta, zakonet e veta tribale dhe kur nuk mundet, duhet të pranojë dënimin që këto ligje i sjellin. Por kurrë, kurrë nuk i duhet thëne si qortim, se ka ruajtur një zemër femije, një ndershmëri femije, një freski e fisnikëri femije.”

Përgatiti: Kejdi Kraja

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.