Disa nga veprat më të famshme nga shkrimtarët më të famshëm italianë

Dante Alighieri: Komedia hyjnore
Komedia hyjnore sigurisht që duhet të kryesojë në këtë listë për shkak të statusit të saj si një nga veprat më të mëdha në letërsinë italiane dhe botërore. Vjersha e rrëfyer narrative u përfundua në 1320, ajo ndihmoi në formimin e gjuhës italiane dhe ruajtjen e një këndvështrimi mesjetar botëror për jetën e përtejme. Komedia hyjnore përshkruan udhëtimet e Dantes nëpër Ferr, Purgator dhe Parajsë. Një klasik i vërtetë.
Alessandro Manzoni: Të fejuarit
Romani (titulli i origjinalit italisht ” I PROMESSI SPOSI”) është një kryevepër klasike e letërsisë italiane dhe botërore. Me përpunimin gjuhësor të veprës deri në botimin përfundimtar të vitit 1842, autori vuri bazat e gjuhës letrare moderne italiane. Kjo vepër ka ndikuar më vonë në shkrimtarë e romancierë dhe ështtë përkthyer në shumë gjuhë të Evropës e të botës.Përshkrimet e situatave e të personazheve, trajtimi i tyre me art të hollë, tingëllojnë edhe sot, në shumë raste, mjaft aktuale edhe për lexuesin e sotëm të vëmendshëm.Në Itali, Të fejuarit mban pothuajse të njëjtin status me shkrimet e Dantes dhe përgjithësisht konsiderohet një nga romanet më të mëdhenj historikë evropian.
Giuseppe Tomasi di Lampedusa:
Gatopardi është një roman
nga Giuseppe Tomasi di Lampedusa në qendër të sëcilit janë ndryshimet në jetën
dhe shoqërinë siciliane gjatë periiudhës së Rilindjes.
Ernesto
de Martino: The Land of Remorse
(Toka e pendimit)
Libri ishte fillimisht një studim në terren antropologjik mbi ritet, origjinën dhe rëndësinë shoqërore të tarantelës dhe tarantizmit per gratë që vallëzuan deri në ekstazë për të parandaluar vdekjen nga kafshimi i merimangës.
Guido Piovene:Viaggio in Italia(Udhëtim në Itali)
Në 1957 gazetari Guido Piovene vizitoi Italinë, duke përshkruar dallimet e mëdha rajonale dhe karakteristikat lokale. Libri ende jep një pamje mjaft të saktë të Italisë moderne, por për fat të keq nuk është përkthyer në anglisht, kështu që është i rëndësishëm vetëm për ata që duan të praktikojnë italishten e tyre.
Umberto Eco: Flaka Misterioze e Mbretëreshës Loana
Jambo, një librar
antikuarësh që jeton në Milano, ka pësuar një goditje cerebrale dhe jeton në
mjegull. Humbja e kujtesës së tij është e çuditshme – ai mund të kujtojë
përmbajtjen e çdo libri që ka lexuar, çdo varg poezie, por ai nuk di më emrin e
vet, nuk e njeh gruan e vajzat e tij, dhe nuk i kujtohet asgjë nga fëmijëria.
Në përpjekje për t’u rimëkëmbur, gruaja e bind që të kthehet në shtëpinë e
familjes ku është rritur, diku në kodrat midis Milanos dhe Torinos. Atje, në
papafingon e shtëpisë, ai kërkon e gjen nëpër kuti gazeta të vjetra, libra
vizatimorë, disqe muzikore, albume fotografish dhe ditarë të adoleshencës. Dhe
kështu Jambo nis e rrëfen historinë e brezit të tij: nga himni fashist
“Giovinezza” te Musolini, nga edukimi katolik me ndjenjën e fajit te autorët e
preferuar Salgari etj, aktoret e famshme dhe hartimet e shkollës. Jeta që garon
para syve të tij merr formën e një romani grafik. Jambo lufton përmes
boshllëqeve të kujtesës për të kapur një imazh të thjeshtë dhe të pafajshëm:
atë të dashurisë së tij të parë dhe për të rijetuar gjurmët e një përvoje të
rëndë personale në vitet e Rezistencës.
Ideja e jetës, kufijtë dhe perspektivat e saj,
janë rrëfyer në këtë roman përmes kujtimeve. Ky është një libër që të bën të
mendosh e kuptosh se si automatizmi i ekzistencës i ka kthyer edhe gjërat më të
rëndësishme në jetë, si të mirëqena. Dhe personazhit i duhet të humbë kujtesën
që të rizbulojë botën! Një roman ku Eko, si kurrë më parë, hyn thellësisht në
misterin e shpirtit njerëzor.
Elsa Morante: Ishulli i Arturit
Arturi është një roman i shkëlqyer për një djalë që rritet në hijen e një ndëshkimi në ishullin Procida në Gjirin e Napolit.
Dario Fo: “Johan Padan në kërkim të Amerikës” ishte një satirist, shkrimtar, aktor dhe drejtues teatri si edhe kompozitor italian. Ai mori çmimin nobel në fushën e letërsisë më 1997 me librin e tij “Johan Padan në kërkim të Amerikës” (e përkthyer edhe në shqip). Puna e tij teatrale dhe dramatike përfshin një punë të gjërë, të frymëzuar zakonisht nga komedianët dhe letrarët e lashtë italianë, ku ky stil mendohet se është shumë popullor ndërmjet kalsave proletare
Niccolo Ammaniti: Unë nuk kam frikë
Vera më e nxehtë e shekullit. Katër shtëpi të përhumbura nëpër grurë. Të mëdhenjtë rrinë mbyllur nëpër shtëpi. Gjashtë fëmijë me biçikleta enden nëpër fushat e përvëluara nga dielli, ku nuk has këmbë njeriu. Mu në mes të një deti kallinjsh gruri, ekziston një sekret i frikshëm, një sekret që do ta ndryshojë përgjithmonë jetën e njërit prej tyre.
Ky roman i Ammaniti-t na përfshin në procesin e rrëfimit të një historie të
nderë, me ritëm të shpejtë e me një mekanizëm që i ngjan një ore të kurdisur,
që me tiktakun e saj të çon drejt një fundi të frikshëm e që të lë gojëhapur.
Papritur, Mikele Amitranoja, nëntë vjeç, gjendet përpara një sekreti aq të madh
dhe të tmerrshëm, saqë e ka të pamundur ta tregojë atë. Dhe për të përballuar
makthin e asaj çka përjeton, i duhet të gjejë forca të pazakonta e të vërë në
lëvizje fantazinë fëmijërore. Ndërkohë, lexuesi do të ndjekë një ngjarje të
dyfishtë: atë që shihet me sytë e Mikeles, por edhe atë ku përfshihen të
mëdhenjtë e Akua Traverses, një qendër e mjerë dhe e vogël banimi, e përhumbur
mes fushave me grurë.
Si rezultat, ngjizet një roman i fuqishëm dhe i arrirë, ku lexuesi ndien dhe
sheh me sytë e mendjes një atmosferë të ngjashme me atë të librave “Aventurat e
Tom Sojerit” të Mark Twain-it dhe “Përralla italiane” të Calvino-s. Ngjarjet
zhvillohen në vitin 1978, në një fshat të Jugut të Italisë, pa koordinata të
përcaktuara, por që përshkruhet me një forcë të rrallë.
“Unë nuk kam frikë”, botuar për herë të parë në vitin
2001, është bërë një libër klasik i letërsisë italiane, ndërsa brezi i ri i
lexuesve vazhdon ta lexojnë dhe ta mbajë gjithmonë pranë.
Ky libër, që i kushtohet rrugës së njohjes së vetvetes përmes rrezikut,
përfaqëson gjithashtu lamtumirën zemërprekëse ndaj asaj energjie të magjishme
që na nxit të luftojmë kundër çdo lloj përlindëshi. Por ndërkohë është edhe
lamtumira ndaj moshës së lojërave dhe çiltërsisë.
Roberto Saviano: Gomorrah
Libri “Gomorra”, kushtuar mafies “Camorra” i gazetarit dhe shkrimtarit italian , Roberto Saviano është një ndër më të njohurit dhe për më tepër edhe i përkthyer dhe i botuar në Shqipëri. Në librin e tij, Saviano shkruan për kartelet kamoristike dhe denoncon shumë krime, ndërkohë që ai ka marrë kërcënime për vdekje.
Andrea Camilleri: Qeni Terra-Cotta
Inspektori Montalbano ka fituar miliona admirues në të gjithë botën me aftësinë e tij për të zgjidhur krimin në një mjedis shumë të këndshëm të Sicilian. Argëtim i shkëlqyer nga një mjeshtër italian.
Elena Ferrante: Mikesha gjeniale
Një libër që duket sikur njeh vendin ku jetoni ju, një libër që ngjan i shkruar për ju, që duket personal dhe gjithëpërfshirës, një libër që nuk duhet lënë t’ju ikë pa e njohur. Autorja e këtij romani Mikesha Gjeniale, Elena Ferrante, konsiderohet si shkrimtarja bashkëkohore më me ndikim në letërsinë e ditëve tona
Cesare Pavese: Hëna dhe flakadani
Historia e një burri, i cili kthehet në Itali nga Kalifornia pas Luftës së Dytë Botërore. Ai dëshiron të zbulojë se çfarë ka ndodhur në fshatin e tij të lindjes gjatë viteve të Fashizmit. Fshati, i cili dyshohet se është Santo Stefano Belbo në Piemonte, fsheh një histori dramatike tradhtie dhe hakmarrjeje.
Luigi Barzini: Italianët
Një përpjekje për të portretizuar karakterin kombëtar italian me të gjitha cilësitë dhe papërsosmëritë e tij nga gazetari dhe politikani Luigi Barzanî. Libri u botua për herë të parë në vitin 1964, por përshkrimi i mënyrës italiane të të jetuarit dhe të menduarit ende tingëllon i vërtetë.
Mariolina Venezia: Been Here a Thousand Years(Kemi qenë këtu një mijë vjet)
Një portret i pesë brezave të familjes Falcone, të cilët jetojnë në një qytet të lashtë kodrinor italian, të njohur si Grottole afër Matera në Basilicata. Historitë e ndërlikuara, qesharake, tragjike dhe befasuese të familjes na kalojnë gjatë një shekulli e gjysmë të historisë së trazuar të Italisë.
Mario Rigoni Stern: Historia e Tonle
Një bari, kontrabandist i arratisur që lufton rreth Asiago në malet e Venetos para dhe gjatë Luftës së Parë Botërore. Lufta çon në okupimin dhe shkatërrimin përfundimtar të fshatit.
Italo Calvino: Nëse në një natë të dimrit një udhëtar
“Është një roman mbi kënaqësinë e leximit të romaneve;
protagonist është vetë lexuesi, i cili për dhjetë herë rresht fillon të lexojë
një libër që për disa arsye që janë jashtë vullnetit të tij, nuk arrin ta
mbarojë. Më është dashur kështu, të shkruaj fillimet e dhjetë romaneve autorësh
imagjinarë, të gjithë në një farë mënyre, të ndryshëm nga unë dhe të ndryshëm
nga njëri-tjetri”.
(Nga një konferencë shtypi e mbajtur nga Calvino
në Buenos Aires në 1984).
Më në fund kryevepra e Italo Calvino-s vjen në
shqip, duke ruajtur gjithë origjinalitetin e stilit, strukturës, frymës dhe
ideve të këtij romani post modernist.
Me t’u botuar në vitin 1979, ky roman u bë
menjëherë një best seller.
Në vitin 2009, gazeta “The Telegraph” e përfshin
“Nëse një natë dimri një udhëtar…” në vendin e 69 nga 100 librat që duhen
lexuar.
Veçanërisht i vlerësuar në Britani dhe SHBA,
Italo Calvino ishte shkrimtari italian më i përkthyer i kohës së tij dhe i
nominuar shpesh herë për Çmimin Nobel.
Calvino ka marrë shumë çmime dhe vlerësime
kombëtare e ndërkombëtare, mes të cilave Çmimin Feltrinelli, Çmimin Shtetëror
të Austrisë për Letërsinë Europiane Staatspreis für Europäische Literatur,
Légion d’Honneur, Çmimi i Karrierës nga World Fantasy Award.
Margaret Mazzantini: Mos lëvizni
Një kirurg I cili përballet me te zgjedhurit midis një jete pasioni me një zonjë jo te sofistikuar e cila vjen nga klasa punëtore ose një jetë familjare të rehatshme te klasës së mesme
Primo Levi: Tabela Periodike
Libri është i strukturuar si 21 tregime të shkurtra dhe secila histori është e lidhur me një nga elementët në tabelën periodike.
Ignazio Silone: Sekreti i Lukës
Protagonisti kthehet në fshatin e tij të lindjes, afër L’Aquila, pas 40 viteve burg për një vrasje që nuk e bëri. Fshatarët ende e mbajnë atë përgjegjës, derisa të mësojnë pse ai nuk u mbrojt vetë gjatë gjykimit.
Giovanni Verga: Cavalleria Rusticana dhe Tregime të tjera
Tregime shumëngjyrëshe nga Siçilia që flasin për jetën modeste të popullsisë rurale rrethshekullit të kaluar. Verga u përkthye për herë të parë nga D.H. Lawrence dhe ai përmendet shpesh si një nga romancierët e shkëlqyer italianë.
Stefano Benni: Margherita Dolce Vita
Një satirë humoristike për një vajzë pesëmbëdhjetë vjeç dhe familjen e saj.
Alberto Moravia: Mërzija
I konsideruar si romani qendror i një trilogjie ideale, jep një portret të thellë dhe mizor të një individi pa strukturë, pa mbështetje, i tjetërsuar nga jeta sociale.