Dostojevski i shkruan letër vëllait të tij…

“Vëllau im, është shumë e trishtë jeta pa shpresë! Kur kthej koken para, rrënqethem për të ardhmen. Kapërcej në një të ftohtë arktiku… Prandaj ndjehem si i burgosuri i Shilonit pas vdekjes së vëllaut. Pupëza e poezisë s’do më vizitojë e të ma ngrohë shpirtin tim të ngrirë kurrë, kurrë më. Ti thua se jam i ndrojtur; por të gjitha ëndrrat e mija më kanë braktisur, e ato arabeskat madhështore që dikur kisha e e formesoja ankthin me to janë zhdukur. Mendimet që dikur më ndeznin shpirtin e zemrën kanë humbur shkëlqimin e gjallërinë; ose zemra më është rrokatur, ose…. Frikohem të vazhdoj këtë fjali. Nuk dua ta pranoj që e kaluara ishte një ëndërr; e ndritshme, e artë. Por ëndërr!”

31 tetor 1838

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.