E njihni Tehmina Durranin?

Tehmina Durrani (e lindur më 18 shkurt 1953) është një shkrimtare pakistaneze, artiste dhe aktiviste për të drejtat e grave dhe fëmijëve. Libri i saj i parë, “Zoti im Feudal” (1991), tronditi shoqërinë konservatore pakistaneze për shkak të ekspozimit sensacional të burrit të saj politikisht të famshëm, por abuziv, Mustafa Khar.

Qëndrimi i saj tre vjeçar i shërbimit së bashku me Abdul Satar Edhi ishte transformuese dhe jetë-ndryshuese. Ajo gjithashtu rezultoi në hartimin e autobiografisë së tij, “A Mirror to the Blind” (1996). Ndikimi i Edhi-t e nxiti atë në punë sociale dhe e frymëzoi atë për të krijuar ‘Fondacionin e Tehmina Durranit’, me një mision për të avancuar mënyrën e “humanizmit” të Edhi-t dhe vizionin e tij të Pakistanit si një Shtet i Mirëqenies Sociale.Që nga viti 2018, ajo është e martuar me politikanin Shahbaz Sharif.

Librat e saj:

1. Zoti im Feudal (1991) 
Libri i saj më i famshëm, i cili ishte një “best seller” dhe sensacion në Pakistan, si dhe në mbarë botën. Ky libër bazohet në jetën e saj. Tehmina Durrani ka lindur në një nga familjet më aristokratike të Pakistanit. Prindërit e saj e martuan me Anees Khan kur ajo ishte shtatëmbëdhjetë vjeç dhe çifti ata kishin një vajzë së bashku. Ndërsa ishte e martuar, ajo u takua me Mustafa Khar, një politikan i shquar pakistanez, i cili së bashku me Bhutto themeloi partinë politike PPP. Tehmina dhe Khari u martuan pasi gjithsecili u divorcua me partnerin/en përkatës, por periudha e muajve të mjaltit u bë e hidhur shumë shpejt. Abuzimi intesiv dhe grotesk është përshkruar gjallërisht në librin e saj me detaje të rënda. Ajo ishte mjaft e guximshme për ta ekspozuar publikisht burrin e saj të njohur publikisht në një shoqëri jashtëzakonisht konservatore myslimane pakistaneze. Ajo pagoi një çmim të rëndë për të, sepse ajo u shmang nga shoqëria dhe prindërit e saj e mohuan atë. Natyra e saj rebele gjithashtu i kushton asaj humbjen e të gjithë ndihmës financiare nga ish-burri i saj, si dhe kujdestarinë e fëmijëve të saj.Kjo e bëri atë të kërkonte për përgjigje për pozitën e grave brenda Islamit dhe e bëri atë të ngrihej për të drejtat e grave.Pasi që asnjë botues nuk ishte i gatshëm të merrte përgjegjësinë për një libër të tillë të diskutueshëm, ajo fillimisht e shtypte vetë, dhe pasi u bë “një libër i nxehtë për t’u shitur”, u botua nga librat Vanguard. Zoti im Feudal është përkthyer në 40 gjuhë dhe ka marrë shumë çmime. 
Në shqip mund ta gjeni me titullin “Skllave e burrit tim”.

2. Një pasqyrë e të verbërve (1996)

Libri i dytë i Durranit, “A Mirror to the Blind”, është biografia e Abdul Sattar Edhi, i cili ishte punonjës social i dekoruar i Pakistanit. Gjatë një periudhe trevjeçare, Durrani jetonte në shtëpinë e Edhit dhe e shoqëronte atë gjatë vizitave të tij. Libri është botuar në vitin 1996 nga Byroja Kombëtare e Publikimeve me Fondacionin Edhi. Është dokumenti zyrtar i jetës dhe mesazhit të Abdul Sattar Edhi.

3. Blasfemi (1998) 
Libri i saj i tretë, Blasfemi, ishte i suksesshëm, por gjithashtu i diskutueshëm. Në roman ajo përshkruan jetën sekrete të klerikëve mysliman dhe udhëheqësve shpirtërorë . Durrani tha se historia është faktike, me disa emra dhe ngjarje të ndryshuara për të mbrojtur identitetin e grave që janë në qendër të tregimit. Libri gjithashtu “rrëmon” në një qasje kritike ndaj traditës dhe praktikës së Nikah Halala. Ajo përshkruan disa raste që rezultuan në poshtërimin dhe torturimin e grave muslimane. Libri gjithashtu arriti në listën best-seller të Pakistanit.

4. Happy Things in Sorrow Times (Gjëra të gëzuara në kohë hidhërimi) (2013)

Libri i katërt i Durranit është një roman i bazuar në fëmijërinë dhe në rininë e një vajze afgane Rabia. Romani u botua nga grupi Pakistani Publishing Ferozsons. Në kontrast me Blasfemi që bazohet në çështjen e dhunës në familje, Hipokrizia e figurave fetare në zonën rurale të Sindh (Pakistan) dhe shtrembërimi i vlerave islame, ky roman hulumton dinamikën e politikës afgane para / pas 11 shtatorit. Vendosja e romanit është Afganistani dhe Pakistani. Megjithatë, protagonisti i romanit është një vajzë afgane. Ky është romani i parë ku edhe Durrani përdor veprën e saj artistike.

Përktheu dhe punoi: Kejdi Kraja

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.