Enrique Anderson Imbert – Mali

Vogëlushi nis të kacavirret në trupin e fortë të të atit, që dremiste në poltronë gjumin e pasdrekes, në mes të oborrit të madh. Sapo e ndjen, i ati, pa i hapur sytë dhe duke buzëqeshur, tendoset i tëri për t’i dhuruar lojës së të birit një ngurtësi prej mali. Vogëlushi vazhdon ngjitjen: duke u mbështetur në bregoret e këmbëve, në shpatin e gjoksit, në krahët, në supet e palëvizshëm si shkëmbinj. Kur mbërrin në majën e kokës, mbuluar me borë, vogëlushi nuk shikon askënd.
– Babi, babi! – thërret, gati në të qarë.
Një erë e ftohtë fryn atje sipër dhe vogëlushi, i zhytur në dëborë, mundohet të ecë por nuk mundet.
– Babi, babi!
Vogëlushi, ndjehet i panjeri në majën e shkretë të malit dhe nis të qajë.


(Përktheu: Erion Karabolli)

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.