Episode nga jeta e Friedrih Shiller!

Ndodhia me komshinj jo muzikëdashës Në vitet e rinisë Shileri kompozonte pjesë muzike të ndryshme që i luante në harpë. Fqinji i tij, i cili nuk e donte muzikën, i tha për t’u tallur:
– Zoti Shiler, ju interpretoni si Davidi, por jo dhe aq mirë.
– Dhe ju flisni si Solemoni, – iu përgjigj Shileri, – po jo edhe aq me mençuri.


Dhurata e dukës
Kur duka Karl August i Vajmarit e bëri fisnik, Shileri nuk e çmoi aq shumë këtë nderim. Ai ishte më mirënjohës ndaj dukeshës e cila i kishte dhuruar një servis kafeje prej argjendi.
– Ja, i tha ai, poeti nuk duhet të shpërblehen veçse me dhurata të tilla.


Në shtratin e vdekjes
Kur Shileri ishte rëndë në shtrat, erdhi ta takonte një mik. Ai e pyeti se si ishte:
– Gjithnjë e më i qetë, – u përgjigj Shileri, para se të vdiste. Tani po i kuptoj më së fundi shumë gjëra që më parë më dukeshin të errëta.


Kontributi më i çmuar që Schiller-i i ka dhënë kulturës dhe filozofisë gjermane, janë shkrimet e tij mbi estetikën. Ai arriti të argumentonte se edukimi estetik është i domosdoshëm jo vetëm në ekuilibrin vetjak të shpiritit të cilitdo prej individëve të njerëzimit, por edhe për zhvillimin e harmonishëm të gjithë shoqërisë në tërësi.
Arsyeja e ka arritur atë çka mund të arrinte, për të gjetur një ligj të përshtatshëm e për ta popullarizuar atë, por i takon energjisë së vullnetit dhe zjarrit të ndjenjave të zbatojë këtë ligj. Nëse e vërteta duhet të ruaj fitoren në konflikt me forcën, atëherë ajo fillimisht duhet të bëhet vetë forcë, dhe të kthejë njërin nga instinktet e njeriut në kampionin e saj, në perandorinë e fenomeneve; sepse instinktet janë të vetmet forca lëvizëse në botën materiale. E nëse deri më sot e vërteta e ka treguar aq pak forcën e vet ngadhënjyese, kjo nuk është faji i gjykimit, që nuk e ka zhvilluar atë, por i zemrës që ka qëndruar e mbyllur ndaj saj dhe instinktit që nuk ka mundur të veprojë bashkë me të.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.