Erti Poka – Kolera në kohët e dashurisë!

Ata na vrasin! Dalin në mjetet e gjëra të komunikimit, të cilat larg qoftë të përdoren për ndonjë qëllim kulturor, propagandistik të ndonjë fushate sensibilizuese a çdo gjëje, e cila ka qëllime të mira e na vrasin! Na vrasin me fjalë, me vepra, me ligje e ne I krenojmë ata duke I dhuruar tonelata nënshtrimi. Po, ne mund të flasim, është e vërtetë, por maksimumi na dëgjojnë prindërit në shtëpi, të cilët të lodhur prej punës dhe përditshmërisë monotone nuk munden as të na dëgjojnë plotësisht. Kohët e dashurisë, ah ç’gënjeshtër e bukur! Më kolerë seç janë fenomenet sot nuk kanë qenë as në mesjetë! Njerëz që enden rrugëve, pa arsye, pa ndjenjën e logjikës, duke përqafuar bazicitetin kafshëror të sjelljeve, mbijetesës dhe instiktit seksual. Njerëz që dijnë vetëm të frymojnë! Ose më saktë homo sapiensë që flasin gjuhën tonë! Kemi humbur shumë, por mbi të gjitha kemi humbur identitetin e këtë gjë nuk e kanë bërë as qeveritë abuzuese e të korruptuara, as individët e plotfuqishëm që marrin vendime për ne, jo.! Gjithë këtë e ka bërë ndërgjegjia jonë, e cila po flinte gjumë teksa egoja ishte zgjuar duke bërë kërdinë! Kohët e bukura thonë! Demokracia e arritur thonë! Kapitalizmi madhështor, e disa broçkulla të tjera të pakuptimta! Aftësia e njeriut për t’I transmetuar dështimet si suksese paska qenë mahnitëse. Ne e meritojmë! E meritojmë plotësisht të na rrjepin edhe atë pak ndërgjegjie që ka ngelur në skutat e vetdijes tonë intelektuale… po edhe për këtë I kam dy fjalë! Mos ta quajë veten intelektual ai I cili e përqafon të padrejtën si të drejtë! Mos ta quajë veten intelektual ai që shitet për pak post, jo, jo! As ai që ia hedh krenarinë ujqërve të injorancës që ta shqyejnë të mos e quajë veten intelektual! E nëse dikush ka mbaruar një shkollë, e me një karton të pavlerë për parimet e mija më trumpetohet si intelektual, ai person po gabon rëndë! Se intelektual nuk je kur kapërdin turpin duke e ngjyer në injorancë! Përvec ndërgjegjies sot po fle gjumë edhe vetë shoqëria,! Ajo pak “shoqëri” e mirfilltë që ka mbetur. Nuk po them se ka ardhur koha të çohemi e këto frazat klishe, ama koha ka kaluar për të bërë diçka edhe më të rëndësishme se të çohesh nga ajo karrigia për pesë minuta e të ulesh përsëri, si pa të keq. Koha ka kaluar që të ndërgjegjësohemi dhe të kuptojmë sa të rëndësishëm jemi! Të kuptojmë se të paktën mund të ndryshojmë veten! Kjo nuk është revoltë, nuk është zemërim, është diçka për të cilën turpërohem pse jam pjesë e kësaj shoqërie! Mos u mërzisni pse më shqetësuat mua, mërzituni që fëmijët tuaj do t’iu mallkojnë në një të ardhme të afërt! Unë nuk dua që njerëzit të jenë të buzëqeshur, por dua që të kenë të paktën një arsye për të qenë të tillë, të paktën një! Supozohej të ishin kohët e dashurisë, supozohej!

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.