Fjalë të urta të mbledhura nga Sami Frasheri

Njeriun e bejn te perhershem veprat e tij
Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, përpiqu t’i fitosh ato.
Njerëzit janë të njejtë para natyrës, edukata i bën të dallohen.
S’ka gjë më të keqe se të përqeshurit, sepse më shumë prek të mirët se të kqinjtë.
Shoku më i pavlefshëm është ai, i cili, për një fjalë që ka dëgjuar për shokun e tij, nuk e do më atë.
Ai që pëlqen veten e tij, nuk pëlqehet nga askush.
Duhen shumë mend që të mund shoqërohesh me njerëz pa mend.
Shpagimi më i ëmbël është të bësh mirë kundër të keqes që të është bërë.
Po të përdoret mirë koha, do të mjaftojë për të kryer çdo punë.
Bukuria e njeriut përbëhet nga bukuria e fjalës që flet.
Njerzit e mirë janë të gjykuar të bëhen skllevër të të kqinjëve.
Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.
Më i forti i njerëzve është ai që është i Zoti të përmbajë vetveten.
Shpata e grave është gjuha e tyre, prandaj nuk e lënë të ndryshket.
Zbavitja më e bukur për njerinë është leximi, shoku më i mirë libri.
Personi që do ti, s’ka asnjë të metë, fillo të mos e duash, pa shih sa të meta ka.
S’ka lumturi më të madhe në botë se dashuria dhe harmonia.
Thjeshtësia e një gruaje është më e vlefshme se stolitë (diamantet) e të gjitha grave të botës.
Kush i shtrohet gjithkujt është kokëdele.
Më i poshtri njeri është ai i cili kërkon mirësi nga një i poshtër.
Vjehra nuk e kujton asnjëherë kohën e nusërisë.
Qesja nuk zbrazet duke dhënë lëmoshë.
Delen që ndahet nga tufa e ha ujku.
Mos i thuaj gruas fjalën që s’mund ta thuash në rrugë.
Dashuria është kripa e jetës, jeta pa dashuri s’ka asnjë shije.
Biseda lindi nga mendimi ; biseda pa mendim nuk është bisedë, është grindje.
Arma më e mirë për ta mposhtur armikun është zemra.
Njeriu ka nevojë për arsim ashtu si bima për ujë.
Trathtia, pa marrë parasysh shkakun, prapëseprapë trathti është.
Të flasësh pa menduar, është si të zbrazësh pushkën pa e vënë në shenjë.
Durimi është më e madhja trimëri.
Dashuria është e ëmbël, por përfundimi është shumë i hidhur.
Njeriu i pajisur me edukatë dhe me moral të mirë, në çdo gjendje që të ndodhet, prapseprapë njeri është.
Mësimi më i madh në këtë botë është vështërsia ; s’ka sukses ai që nuk has në vështërsi.
Çdo gabim i gruas së ndershme është i falur nga burri i saj.
Thjeshtësia është bukuria kryesore e grave, se gjëndet shumë rrallë.
Mirësia që pritet të bëhet për një kohë të gjatë, humbet vlerën kur realizohet.
Thjeshtësia është stolia e atyre që janë të edukuar dhe të mësuar.
Çdo njeri që të do nuk mund të numërohet mik i vërtet ; miq të vërtetë janë ata që – përveq dashurisë – janë të bashkuar edhe në mendim dhe princip.
Për dashurin s’ka gjë më të ëmbël se lotët e syve që fshihen me dorën e së dashurës.
Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes, aty ku s’ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë.
Butësia bën njeriun gjithçka, përveç pasurisë.
Vetnia është më e mirë se shoku i keq.
Çdo mizor e ka ditën e vet të gjykimit.
Ruaju nga miku që bisedon me armikun tënd.
Pleqëria nuk është jetë.
Guximi e bën njeriun të mundë luanin.
Xhelozia është humnera e dashurisë.
Mos iu afro atij që nuk të prêt mirë, ruaju të mos e mërzitësh atë që të nderon.
Shumëherë njerëzit e bëjnë mik atë që u bën keq, e armik atë që u bën mirë.
Njeriu i përsosur është ai i cili çka bën në sy të botës mund të bëjë në vetmi dhe çka bën në vetmi mund të bëjë në sy të botës.
Mos iu gabo një të mire të atij që të ka bërë njëqind të këqija, mos iu hidhëro një të keqeje të atij që të ka bërë njëqind të mira.
Mos kij besim në njeriun që s’ka besim në ty.
Po dëshirove të duash një njeri, ose të dojë ai ty, shihu shpesh me atë.
Duke mos e parë për shumë kohë atë që e do, njeriu fillon të mos e dojë, duke e parë shpesh njeriun që nuk e do, fillon ta do.
Për çdo sy ka bukuri.
Mendja e njeriut kuptohet me të folur dy tri fjalë, por zemra e tij s’mund të kuptohet as për disa vjet.
Nuk është pasuria ajo që sjell lumturi dhe fatkeqësi, kryesishtë është morali.
Ashtu sikundër mund të ndryshojë fytyra e njeriut, mund të ndryshojë edhe mendimi i tij, por zemra s’mund të ndryshojë.
Këmbëngulja e qëndrimi bën të mundshme të pamundshmen.
Njeriut të drejtë shumë rrallë i plotsohen dëshirat, por gjithmonë është i sigurt dhe i qetë.
Kush dëshiron të duhet, le të dojë.
Në qoftë se është lumturi të duhesh, është lumturi më e madhe të duash.
Syri është një dritare e shpirtit.
Shumica e njerëzve, sidomos gratë, nuk i donë ata që i donë por ata që i përbuzin.
Fytyra e qeshur është kripa e bukurisë.
Grueja duhet të ketë në dorën e djathtë gjilpërën e në të majtën librin.
Burrat besojnë se bota është krijuar vetëm për ta.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.