Fragment mbi pritjen e një gruaje…

I tronditur ne thellësitë e shpirtit tuaj, e dini që dikush është duke pritur për ju ditë dhe netë, duke menduar për ju , duke u përgjëruar me psherëtimë për ju – një grua, një e huaj. Ajo të kërkon, ajo të dëshiron me secilën fije të qënies së saj, me trupin e saj , me gjakun e saj. Ajo i dëshiron duart e tua, flokët e tu, buzët e tua, natën dhe ditën tënde, emocionet e tua, ndjenjat e tua, dhe gjithë mendimet dhe  ëndrrat e tua. Ajo dëshiron të ndajë cdo gjë me ju, të marrë gjithcka nga ti, dhe ta tërheqë atë brenda me frymën e saj. Prandaj që këtej  e tutje , ditën dhe natën, pavarësisht nëse jeni i fjetur apo i zgjuar, ekziston diku në botë, një qënie që është zgjuar për ju, dhe ju jeni qendra e zgjimit dhe ëndrrës së saj. Eshtë e kotë përpjekja e juaj për të mos menduar për të, për atë që mendon gjithmonë për ju. Më kot ju përpiqeni të arratiseni, sepse ju nuk rroni më tek vetja e juaj, por tek ajo.     
 Stefan Zweig  

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.