Fragment nga “Bija e Montezumës” – Henri Haggard

Fjalët e fundit të Otomit tingëlluan dobët. E dëgjoja i shtangur nga habia. Ndërkaq filloi të agojë. Dalëngadalë figura e hollë e Otomit filloi të dalë nga errësira: rrinte në një poltron afër shtratit, duart i ishin varur poshtë, kurse kokën e kishte lëshuar mbrapa, në poltronë. Brofa në këmbë dhe e pashë në fytyrë. Nuk merrte frymë më. I zura dorën, e ishte e ftohtë akull. I thirra me zë të lartë si e çmendur: Otomi! E putha në ball, e tunda, por ajo nuk lëvizi dhe nuk u përgjigj. Pas pak agoi dhe pashë më mirë ç’kishte ndodhur. Otomi kishte vdekur. Kishte pirë një helm, sekretin e të cilit e dinin vetëm indianët. Eshtë një helm që vepron ngadalë dhe pa shkaktuar dhembje, duke e ruajtur deri në fund qartësinë e plotë të gjykimit.

U ula në krevat pa ia ndarë sytë. Nuk qaja dot, lotët më ishin mbaruar. Hidhërimi më kishte pushtuar të tërin. Në ato çaste e doja Otomin më fort se kurrë, më shumë se të gjallë. Kjo besoj mjafton për të përshkruar gjithë forcën e dashurisë sime.

 

Përktheu: Zef Celi

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.