Fragment nga “Bota e Sofies” – Jostein Gaarder

C’është filozofia?

E dashur Sofi, shumë njerëz kanë hobe të ndryshme. Disa mbledhin monedha ose pulla të vjetra, disa duan punëdoren, të tjerët pjesën më të madhe të kohës e kalojnë duke u marrë me ndonjë sport. Shumë të tjerë kanë dëshirë të lexojnë. Disa lexojnë vetëm gazeta ose revista, disa dëshirojnë të lexojnë romane, kurse disa të tjerë i duan më shumë librat me temë nga astronomia, nga jeta e kafshëve apo nga zbulimet teknike.

Nëse mua më interesojnë kuajt apo gurët e cmuar, nuk mund të kërkoj që edhe të tjerët të interesohen për këto që më pëlqejnë mua.

Nëse unë i ndjek me shqetësim të gjitha ngjarjet sportive në televizor, duhet të pranoj se të tjerët mund ta konsiderojnë sportin si dicka të mërzitshme.

….

Po a mund të ketë dicka që do t’u interesonte të gjithë njerëzve?

A ekziston dicka që u takon të gjithë njerëzve pa marrë parasysh kush janë dhe në c’vend të botës jetojnë ata?

Po, Sofi e dashur, ka disa cështje që duhet t’u interesojnë të gjithë njerëzve. Ky kurs flet për këto cështje.

C’është më e rëndësishmja në jetë? Nëse pyesim dikë që jeton në buzë të varfërisë, përgjigjia e tij do të jetë: ushqimi. Nëse këtë pyetje ia bëjmë ndokujt që mërdhin, përgjigjia do të ishte: ngrohtësia.

Nëse pyesim dikë që është i vetmuar dhe jeton vetëm, me siguri përgjigjja e tij do të ishte: bashkësia me njerëzit e tjerë!

 

Përktheu: Ermir Pulaha

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.