Fragment nga “Burimi i jetes” nga Ayn Rand

Hyri Domenika e shkujdesur, sikur të kishte qenë kushedi sa herë në atë dhomë.
Priste të shihte një buzëqeshje talljeje në buzët e tij, por meqë ai nuk buzeqeshte, pyeti:
-Nuk të bën përshtypje që po me sheh?
-Jo, të prisja pikërisht sonte. Cfarë do?
-Ti e di se cfarë dua.
-Po, por dua ta dëgjoj prej teje. Fjalë për fjalë.
-Ashtu qoftë, – zëri dukej sikur po i bindej një urdhëri.-
Dua të rri me ty tani, të fle me ty, tani, sonte, gjithmonë, sa herë ta duash ti. Dua duart e tua, lëkurën tënde, trupin tënd të zhveshur, buzët e tua, buzët e tua. Të dëshiroj thjesht, jo me një dëshirë histerike, por akullsisht dhe vetëdijshmërisht pa
dinjitet dhe pa pendim: të dëshiroj dhe nuk kam asnji lloj respekti për vetveten që të më përmbajë apo të më përcajë. Të dëshiroj, të dëshiroj sikur të isha një shtazë apo një mace mbi një gardh, apo sikur të isha një kurvë.

Fliste me një ton monoton, sikur të recitonte një katekizëm të ashpër dhe se c’kishte një hije pavetsore, të cuditshme, një pamje të qartë të një cupke të pafajshme.

-Ti e di qe une te urrej , Hauard,-vijoi,-te urrej sepse te deshiroj dhe nuk mund te deshiroj vecse ty.
por do te luftoj kunder teje qe ti te mposhtesh , te perkulesh , te shkaterrohesh. Do te lutem qe ti te vuash dhe do te lutem – do ta them edhe kete- edhe pse une nuk besoj ne asgje dhe nuk di kujt t”ia drejtoj lutjen time.Do perpiqem te te pengoj ne cdo hap , do te demtoj ne te vetmen gje qe ka vlere per ty : ne punen tende . Do te perpiqem te vdesesh nga uria, te te mbys , do te ve nje gur kufiri mes teje dhe hapesires tende jetike. Sot kam fillur te te luftoj dhe kjo eshte aryeja qe me shtyn te fle me ty sonte , po deshe ti. Sot kam bere cmos te te demtoj. Do te vazhdoj ta bej. Dhe do te vij te ty sa here do te te kem mposhtur. Dua te me zoteroje jo nje dashnor , por nje kundershtare qe shkaterron fitoren time mbi te , jo duke i kthyer goditje pas goditjeje, por ne kontaktin e trupit te tij ndaj timit .Prandaj te dua. Kjo jam une. ke dashur te verteten te plote. E degjove. Te duhet tjeter tani? 
-Zhvishu!
Per nje cast ajo ndenji pa levizur . pastaj coi duart te jaka dhe nisi te zberthente setren . Ashtu thjeshte , me gishta te sigurte. E hoqi. E hodhi mbi dysheme , hoqi edhe bluzen e lehte prej mendafshi te bardhe, u kujtua se ne krahet e zhveshur kishte dorashkat e gjata te zeza. I hoqi edhe ato . Po zhvishej me indiference, sikur te ishte vetem ne dhomen e saj te gjumit. 
Pastaj lakuriq e veshtroi ate , duke pritur , duke e ndjere hapesiren midistyre si nje trysni mbi stomak , duke ndjere se zgjatja e asaj pritjeje per te dy ishte nje torture qe e deshironin si njeri dhe tjetri .Pastaj Roku u ngrit , i shkoi prane dhe kur mori nder krahe , ndjeu formen e trupit te saj ndaj te vedit dhe buzet e saj midis buzeve te tij ne caste leshimime te eger sesa c” kishte qene vete lufta.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.