Fragment nga “Dashuria e parë” – Samuel Beckett

Një pirg me rraqe më bllokonte rrugën, po prapë ia dola ta shmang, kalova, gjithë potere. Fola për martesën, lidhje ishte tek e fundit dhe kjo. E kotë të nxehesha, ulërimat sfidonin çdo lloj konkurrence. Duhet ta kishte fëmijën e parë. Ulërimat më ndoqën deri në rrugë. Para portës së shtëpisë u ndala dhe mbajta vesh. I dëgjoja sërish. Mbase s’do t’i dëgjoja, sikur të mos e dija që dikush ulërinte brenda në shtëpi. Po tani që e dija i dëgjoja që çkeme të. S’e dija mirë ku ndodhesha. Nëpër yje dhe knstelacione kërkova Arushën e madhe dhe të Vogël, po s’i gjeta dot. E megjithatë atje duhet të ishin. Të parën më kishte treguar edhe të tjera, por vetëm dhe pa të, nuk arrija dot t’i gjeja, kurrë, veç Arushave. Fillova të lodroj pak me ulërimat, në ecje e sipër, duke ndalur, në ecje prapë, duke n dalur sërish, nëse mund ta quash lojë këtë. Gjatë ecjes nuk i dëgjoja britmat, sajë zhurmës së hapave. Po i dëgjoja sërish, sapo ndaloja, më të vagullta për çdo herë, apo e paktë? Duhet të rreshtë, ja se ç’duhet, mendoja. Me kalimin e viteve mendoja se do rreshtnin. Tani s’e besoj më. Ndoshta do më nevojiteshin dashuri të tjera. Po s’bëhet më me urdhër dashuria!

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.