Fragment nga “Duke pritur Godonë” – Samuel Beket

Estragoni: Ku do të shkojmë?

Vladimiri: Jo dhe aq larg.

Estragoni: Jo, jo, do të ikim larg që këtej.

Vladimiri: Nuk mundemi.

Estragoni: Pse?

Vladimiri: Duhet të kthehemi nesër.

Estragoni: Pse ç‘do bëjmë këtu?

Vladimiri: Do të presim Godonë.

Estragoni: Ke të drejtë! (Hesht një copë herë) Nuk erdhi?

Vladimiri:  Jo.

Estragoni: Tani u bë shumë vonë.

Vladimiri: Po, u bë natë.

Estragoni: Sikur ta linim fare këtë punë? (Hesht një çast) Sikur ta linim fare?

Vladimiri: Ai do të na ndëshkonte. (Qetësi. Sheh pemën) Vetëm pema jeton.

Estragoni:  (duke parë pemën) Ç’është kjo?

Vladimiri: Eshtë pemë.

Estragoni: Desha të them ç‘lloj peme është?

Vladimiri: Nuk e di. Shelg.

Estragoni: Eja këtu ta shohësh. (E tërheq Vladimirin drejt pemës. Ndalet para saj. Qetësi) Sikur të varnim veten?

Vladimiri: Me se të varemi?

Estragoni:  Nuk ke ndonjë copë litar?

Vladimiri:  Jo.

Estragoni: Atëherë, s’bëjmë dot gjë.

Vladimiri: Ikim.

Estragoni: Prit, kam rripin.

Vladimiri: Eshtë shumë i shkurtër.

Estragoni: Më tërhiq ti nga këmbët.

Vladimiri: Po mua, kush të më tërheqë?

Estragoni: Ke të drejtë.

Vladimiri:  Megjithatë dale ta shoh një herë. (Estragoni zgjidh ushkurin që i mban pantallonat. Pantallonat, shumë të gjera, i bien deri te nyjet. Të dy shohin ushkurin). Fundi i fundit, edhe mund ta përdorim. Po a është i fortë?

Estragoni:  Ta shohim. Mbaje.

Kapin secili nga një skaj të ushkurit dhe e tërheqin. Ushkuri këputet. Të dy sa s’bien.

Vladimiri: S’vlen një grosh.

Qetësi.

Estragoni: Si the që duhet të vimë prapë nesër?

Vladimiri: Po.

Estragoni: Atëherë të marrim me vete një litar të fortë.

Vladimiri: Mir ë e ke.

                                                                          Qetësi

Estragoni: Didi.

Vladimiri: Po.

Estragoni:  Nuk mund ta shtyj më kështu.

Vladimiri: Kështu thonë të gjithë.

Estragoni: Sikur të ndaheshim? Mbase do të na ecte më mirë.

Vladimiri: Do të varemi nesër. (Hesht një çast) Veç në ardhtë Godoja.

Estragoni:  Po erdhi?

Vladimiri:  Atëherë e hodhëm lumin.

Vladimiri heq kapelën- atë të Lukut- shikon brenda saj, fut dorën, e shkund dhe e vë prapë.

Estragoni: Si thua, ikim?

Vladimiri: Ngri pantallonat.

Estragoni:  Si?

Vladimiri: Ngri pantallonat.

Estragoni: Të heq pantallonat.

Vladimiri: Ngri pantallonat.

Estragoni: Ah, po vërtet!

  Ngre pantallonat. Qetësi.

Vladimiri: Atëherë ikim?

Estragoni: Ikim.

 

Nuk lëvizin vendit.

 

 

BIE PERDJA

 

 

Përktheu: Mirela Kumbaro

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.