Fragment nga “E fshehta e grave” – Alberto Bevilacqua

Kurrë nuk i kam dhënë rëndësi ëndrrave. Ndoshta është e vërtetë se përmes tyre mund të hysh në jetën mendore dhe mbi atë model formohen simptoma neurotike. Gjithnjë kam vuajtur nga pagjumësi të forta; kam fjetur pak dhe kam ëndërruar dhe më pak.

Por, që atë ditë, që unë e quaj dita e vizitës së Marianës, më përsëritet një ëndërr. Nuk ia gjej kuptimin dhe as që kam ndërmend të sajoj ndonjë; vetëm po e tregoj, sepse kur ajo mbaron, më lë n dijesinë se do të ndodhë diçka tjetër e papritur, që më shkakton një ankth ironik e pak të lajthitur, që nuk e ndieja prej kohe.

Shoh të vijnë gra të jetës sime, të asaj të kaluar dhe të tashme, dashnoret, mikeshat dhe armiket. Më urojnë, më sjellin dhurata. Mos është ndonjë festë e imja. Nuk e kuptoj cila. Veshjet e tyre më bindin se është fjala për një festim të rëndësishëm.

….

Skena zhvillohet në apartamentin tim: një kat i fundit nga ku shihet e gjithë Roma, nga aeroporti Urbes e deri te San Pietro e te Gasometri. Është një ditë e asnjë muaji, e asnjë viti; edhe dritë dite ka dhe nuk ka. E dhëna e parë e këndshme është se nuk ka më siguri që koha është sipërore mbi gjithçka; na mbetet, për fat, atmosfera: ato kohë të ulëta, të vogla, në të cilat regjistroj hirin m uzikor të zërave dhe të gjesteve.

Zilja bie pa pushim. Më përqafojnë, më puthin. Këto gra kanë forcën të më bindin se na ka bashkuar vetëm lumturia; shuhet çdo hije nga marrëdhëniet, aventurat dashurore, për t’i lënë vend kënaqësisë shpirtërore. Në jetën reale kam pak gra që më pëlqejnë; në ëndërr shumë. I quaj, stendalisht, sanseverine; ato janë të zgjuarat, besniket, të duruarat, dashnoret e mëdha. Edhe trupat e tyre sot më ofrohen nëmënyrë të veçantë dhe më sigurojnë që e ardhmja ime do të kalojë mrekullisht, në dëfrim sensual të shpirtit.

Tek ndihem skllav i sensualitetit të tyre, i aromës së tyre prej gruaje që më mbështjell, e qetëson ndërgjegjen e ëndrrës.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.