Fragment nga “Ferma e kafshëve” – George Orwell

Një mëngjes, Skuileri njoftoi se pulat duhej të dorëzonin të gjitha vezët që sapo kishinnisur të ngrohnin. Napoleoni kishte nënshkruar me anë të Uimperit për rreth katërqind vezë në javë. Me fitimet na shitja e tyre do të sigurohej drithi dhe ushqimi i nevojshëm për të mbajtur Fermën sa të vinte vera. Atëherë dhe kushtet do të përmirësoheshin.

Me ta dëgjuar këtë, pulat nisën ulërimën si të tërbuara. Megjithëse qenë paralajmëruar se kjo sakrificë edhe mund t’iu kërkohej, ato nuk e besonin se do të vinte me të vërtetë kjo ditë. Porsa kishin përgatitur furrikët dhe t’u merrje vezët në këtë periudhë do të thoshte vrasje. Për herë të parë, që nga dëbimi i Xhonsit, po ndodhte diçka që i ngjante Kryengritjes. Të udhëhequra nga tri klloçka pendëzeza, pulat bënë një përpjekje të vendosur për të hedhur poshtë urdhërat e Napoleonit. Në shenjë proteste, ato ngriheshin fluturim deri pranë çative dhe, që aty, lëshonin poshtë vezët që bëheshin copë. Në këtë situatë, Napoleoni veproi shpejt dhe pa pikë mëshire. Dha urdhër që pulave t’u ndërpritej racioni dhe nxori një dekret të posaçëm, sipas të cilit, kushdo që do t’u jepte atyre qoftë edhe n jë kokërr misri, do të dënohej me vdekje. Për zbatimin e këtyre urdhërave kujdeseshin vetë qentë. Pulat rezistuan pesë ditë. Pastaj kapitulluan dhe u kthyen në furrik. Ndërkohë, nëntë prej tyre kishin vdekur nga një sëmundje e rrezikshme. Uimperi nuk mori vesh asgjë nga këto, ndërsa vezët u dorëzuan rregullisht. Ato transportoheshin një herë në javë me një karrocë furgon.

 

Përktheu A.Kallamata

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.