Fragment nga “Idioti” – Fjodor Dostojevski

Kush ngre dorë kundër ‘lëmoshës’ që i jepet një njeriu, ky ngre dorën kundër natyrës njerëzore, përbuz e nënçmon dinjitetin vetjak të individit. Kuptimet “lëmoshë shoqërore” dhe liri e individit janë kuptime të ndryshme por, aspak nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. E mira e veçuar do të ekzistojë sa të jetë jeta sepse, është një kërkesë e individit, është një kërkesë jetësore e ndikimit të drejtpërdrejtë të një individi mbi një individ tjetër…
…. a e dini ju, se ç’rëndësi e vlerë të posaçme ka ndërkallja e një individi në tjetrin, gjatë formimit të individualiteve të shoqërizuara? Para nesh shpaloset një jetë e tërë, me shumë degëzime për ne të panjohura. Edhe shahisti më i mirë, nuk ka si parashikon më shumë se disa lëvizje të kundërshtarit. E sa e sa lëvizje mund të bëhen që, ne nuk i njohim?
Duke hedhur një farë, një “lëmoshë”, duke bërë një punë të mirë e çfarëdo lloji qoftë, ju i bëni nder personalitetit tuaj, merrni për vete edhe një pjesë të nderit të tjetrit; ndërthureni reciprokisht me të; nuk kalon shumë dhe merrni si dhuratë dije, bëni zbulime fare të papritura. Veprën tuaj filloni ta shihini me syrin e shkenctarit, ajo iu rrëmben përgjithmonë, i jep kuptim jetës që bëni. Nga ana e tyre, mendimet dhe veprimet e mira që i shoqërojnë, fara që ju keni mbjellë, ndoshta krejt e harruar nga ju, zë e nxjerr filiza; atë të mirë që e mori nga ju, ky ia kalon të tjerëve. E ku i dini përmasat e pjesëmarrjes suaj, në përcaktimin e fatit të njerëzimit?

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.