Fragment nga ILIADA e Homerit për luftën e Trojës

I plasi vaji e vuri ulërimën,
duke u lëshuar përmes gjithë qytetit:
“Trojsë e trojane, ecni e shihni Hektorin,
ju që dikur kreshnikut para i dilnit,
dhe ju gufonte zemra prej gëzimit,
kur gjallë ai kthehej nga beteja e gjakshme,
pse ishte mburrja e fisit dhe e qytetit”.
Kështu thërriste e askush n’gytet nuk mbeti,
as burrë, as grua, të gjithë u pikëlluan,
i madh e i vogël jashtë prej porte u derdhën
për t’i dalë para Priamit me kufomën.
E mira grua dhe nëna e përnderuar
ně krye të githve përmbi qerre u turrën,
dhe shkulnin leshrat duke i puthur kokën,
dhe turma frotull me dënesë vajtonte.
Të tërë atë ditë gjersa të falej dielli,
duke derdhë lot, do
të vajtonin burrin
përpara portash mos t’u filiste Priami
lart prej koçie turmave të popullit:
“Lëshomëni rrugën, të kaloj me mushka,
me vaj e gjëmë ju keni për t’u ngopur,
sapo të shpie në saraj tim kufomën”.
Foli, dhe u hapën e i bënë rrugë karrocës.
E, kur mbërritën në shtëpiné mbretërore,
vendosën trupin në një shtrat të gdhendur
Te kryet e shtratit i vunë gjëmatarët,
që zuně përvajshěm këngën e përmortshme.
Gratë me denesë vajtimit mbrapa i vinin.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.