Fragment nga “Katedralja e Parisit” – Viktor Hygo

Katedralja e Shën Mërisë së Parisit është pa dyshim edhe sot e kesaj dite një ndertese madheshtore. Por, sado e bukur që ka mbetur katedralja duke u plakur, njeriu nuk mund të mos pikëllohet dhe të mos pezmatohet kur sheh gjymtimet dhe dëmtimet e panumërta qe kane bere koha dhe njerëzit késaj përmendoreje të nderuar të lashtësisë, pa e përfillur fare Karlin e Madh, qe i ka vënë gurin e parë, dhe Filip Augustin, që i ka vene gurin e fundit. Me fytyren e kesaj mbretëreshe te vjetër të katedraleve tona gjendet perherë, perbri çdo rrudhe, edhe një shenjë plage. “Tempus edax, homo edacior”, gje që unë do ta përktheja me shumë dëshirë kështu: “Koha është e verbër, njeriu është kokëtrashe”. Do të ishte e veshtire të gjendej në historinë e arkitektures një faqe mé e bukur se ajo e fasades se kesaj katedraleje, ku na dalin përpara syve njeri pas tjetrit edhe në terësi tri portale me qemer gotik. Mbi to është një kornizë e dhëmbëzuar, që duket sikur është qendisur me njëzet e tetë kamare mbreterore; një dritare-rozetë qendrore shumě e madhe me dy dritare te vendosura aneve, si prifti qe qëndron midis dhjakut dhe ndihmës-dhjakut; arkada e lartë dhe elegante e galerisë me skalitje ne forme terfili, që mban mbi shtyllat e saj te holla nje platforme të rënde dhe, se fundi, dy kulla kambanaresh te medha e të zeza me strehë prej plloçash të murme. Të gjitha këto pjese harmonike te një tëresie madhështore, te ngritura njëra mbi tjetren në pesë kate vigane, shtjellojnë para syve tanë me nje larmi të pafund detajet e tyre te panumërta, të skalitura dhe të gdhendura, qe shkrihen ne hijeshinë e qetë të së tërës. Kjo eshtë, si të thuash, një simfoni prej guri; vepër kolosale e një njeriu dhe e një populli; një tërèsi e vetme dhe, njëkohěsisht, e ndërlikuar, siç jane “liada” dhe “Romanserua”, me te cilat ajo është motër; krijim i mrekullueshem, ku jané shkrire te gjitha forcat e nje epoke, ku ne çdo gur spikat në njëqind mënyra fantazia e punëtorit e drejtuar nga gjeniu artist. Me pak fjalë, një krijesë e duarve të njeriut, e fuqishme dhe e pasur. Çdo faqe, çdo gur i kësaj përmendoreje te nderuar është jo vetëm një faqe e historisë së Frances, por edhe e historisë së shkencés dhe artit.”

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.