Fragment nga “Kumbari” – Mario Puzo

Kaluan pesë minuta të gjata para se Kei të ngrihej nga bari dhe ata të niseshin për t’u kthyer në shtëpi. Kur gati sosën, ajo e pyeti, “Pasi të hamë drekë, a mundesh të na shpiesh në Nju Jork më makinën tënde?”

“Për këtë kam ardhur”, u përgjigj Hageni.

Një javë më pas, ajo vajti te prifti për të marrë mësimet nga të cilat do të bëhej katolike.

Nga vendet më të fshehta të kishës, kambana kumboi për të thirrur besnikët e saj në pendim. Ashtu sic e kishin mësuar, Kei rrahu lehtësisht gjoksin me një grusht. Kambana kumboi përsëri dhe u ndje një zvarritje këmbësh. Priftërinjtë e kungimit lanë vendet e tyre për të vajtur te parmaku i altarit. Kei u ngrit për t’u bashkuar me ta. Coi kokën prapa dhe hapi gojën për të marrë Naforën e hollë. Ky ishte casti më përgjërues. Para se të shkrihej, ajo edhe mund ta gëlltiste dhe të bënte atë për të cilën kishte ardhur. E falur nga mëkatet e saj, nga lutja e thellë, uli kokën dhe bashkoi duart mbi parmak. Ndryshoi vendin për të peshuar më pak mbi gjunjë.

U clirua nga të gjitha ankthet dhe dyshimet që kishte mbi veten e fëmijët, nga i gjithë zemërimi, rebelimi dhe nga të gjitha pikëpyetjet. Pastaj me dëshirën e zjarrtë dhe me besimin e thellë se po dëgjohej, ashtu sic pati bërë cdo ditë pas vrasjes së Karlo Rizit, tha lutjet e duhura për shpirtin e Majkëll Korleones.

 

Përktheu: Astrit Telegrafi

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.