Fragment nga “Lavjerresi i Fukoit” – Umberto Eco

Posi, une fola mbi takimin tim te pare me Belbon. Ne njiheshim tashme me te shikuar dhe kishim folur njehere shkurtazi me njeri-tjetrin tek Pilade, por une nuk dija shume mbi te, vetem qe punonte tek Garamond, dhe libra prej Garamondit here pas here me binin nder duar gjate studimit. Ishte nje shtepi botuese e vogel, por serioze. Nje djale i ri, i cili sapo synon te shkruaje doktoraten e tij, ndjehet gjithmone i terhequr prej dikujt, i cili punon ne nje shtepi botuese te mirenjohur.
“Po Ju cfare beni?” me pyeti ai nje mbremjeje, teksa te dy u mbeshtetem ne fundin e jashtem te banakut prej zinku, te rrethuar prej nje turme si ne nje party te madh. Ishte koha, kur te gjithe i drejtoheshin njeri-tjetrit me “ti”, studentet profesoreve dhe profesoret studenteve. Pa permendur fare klientet e Bar Pilades. “Me jep nje birre”, i thoshte nje student ne Parka kryeredaktorit te perditshmes me te madhe. Mund te mendoje, se ishe ne Shen-Petersburg ne kohe te Shklovskit.
Majakovske te zhurmshem dhe asnje Zhivago te vetem. Belbo nuk i shmangej te pergjithshmes “ti”, por ai i jepte atij nje nenton te pakuptueshem perbuzes. Ai thoshte “ti”, ne menyre qe te demonstronte, qe ai vulgaritetit i pergjigjej me vulgaritet, por qe mes afersise dhe besueshmerise i ndante nje humnere. Vetem rralle dhe vetem per pak njerez degjoja ate te thoshte “ti” me perulje, ose me pasion – vetem ndaj Diotallevit dhe tek tuk ndonje femre. Atyre, te cilet ai i vleresonte, dhe nuk i njihte prej kohesh, u drejtohej me Ju. Keshtu veproi ai me mua gjate gjithe kohes se bashkepunimit dhe une isha krenar per kete privilegj.
“Po Ju cfare beni?” me pyeste ai atehere, sic e di tani, me simpati.
“Ne jete apo ne “teater”?” e pyeta une me nje shikim rrotullues nga skena e Pilades.
“Ne jete.”
“Une studioj.”
“Shkoni ne Universitet apo studioni.”
“Ju nuk do ta besonit, por kjo nuk e kundershton njera-tjetren. Tani perfundoj nje dizertacion mbi Kaloresit e Tempullit.”
“Oh, cfare teme e peshtire”, tha. “A nuk eshte kjo dicka me teper per te marret?”
“Une studioj te vertetet. Dokumentet e procesit. Por cfare dini Ju mbi Tempulltaret?”
“Une punoj ne nje shtepi botuese, dhe ne nje shtepi botuese vijne te mencur dhe te marre. Mjeshteria e lektorit eshte qe me nje te goditur te njohe te marret. Kur dikush fillon te flase mbi Tempulltaret, eshte ne shumicen e rasteve nje i marre.”
“E kujt ia thoni kete. Emri i tyre eshte nje Legjion. Por jo te gjithe te marret flasin mbi Tempulltaret. Prej nga i njihni te tjeret?”
“Pervoje pune. Dua t´Jua shpjegoj, Ju jeni akoma i ri. Para se gjithash, si Ju quajne?”
“Casaubon”
“A nuk ka qene nje figure romani ne Middlemarch?”
“S´e kam idene. Ne fakt ka qene, besoj, edhe nje Filolog i Rilindjes. Por une nuk jam i afert me te.”
“Ta lejme kete per nje here tjeter. Pini dicka? Pilade, edhe dy te tjera, faleminderit. Atehere, kini mendjen. Ne bote gjenden Idiotet, Mendjelehtet, Budallenjte dhe Te marret.”
“Tjeter jo?”
“Posi, ne te dy per shembull, ose se paku – pa ofenduar njeri – mua. Por ne fund te fundit, po ta shohesh me mire, cdo njeri i perket njerit prej ketyre kategorive. Cdokush prej nesh eshte herepashere idiot, mendjelehte, budalla ose i marre. Le te themi, normal eshte ai, i cili keto komponente i perzien ne nje fare menyre arsyeshem. Keta jane Tipa Themelore.”
“Idealtypen, sic thone gjermanet.”
“Bravo. Dini edhe gjermanisht?”
“Mjafton aq sa per Bibliografite.”
“Ai, i cili, ne kohen time, dinte gjermanisht, nuk promovohej me tutje. Ai e kalonte diten me te diturit gjermanisht. Sot ndodh e njejta gje, besoj, me kinezcen.”
“Une nuk e di dhe aq mire, prandaj edhe po promovohem. Por te kthehemi tek tipologjia Juaj. Kush eshte atehere nje gjeni, ashtu si Ajnshtajn per shembull?”
“Gjeni eshte ai, i cili nje nga komponentet e ngre ne lartesi marramendese, duke u afruar me te tjeret.”
Ai rrekelleu nje gllenjke dhe trokiti goten me nje vajze, e cila ne ate cast kaloi aty pari: “Ciao, Bellissima, a ke provuar perseri te besh vetevrasje?”
“Jo”, iu pergjigj ajo, “tani jetoj ne nje bashkesi.”
“Shume mire, atehere”, tha Belbo. Me pas u kthye perseri nga mua: “Njeriu mund te beje edhe vetevrasje kolektive, nuk mendoni edhe Ju keshtu?”
“Por si eshte puna me te marret?”
“Shpresoj, te mos e merrni teorine time per flori te paster. Une s´mund te shpjegoj te gjithe boten. Une them vetem, se kush eshte i marre per nje shtepi botuese. Teoria eshte e zhvilluar ad hoc, okay?”
“Okay. Raundi tjeter eshte i imi.”
“Okay. Pilade, te lutem, me pak akull. Perndryshe shkon direkt ne gjak. Atehere. “Idioti” nuk flet fare, ai vetem jargavitet, ai eshte spazmatik. Ai e mbjell krem karamelin mbi balle, pasi ai nuk di te koordinoje levizjet e tij. Ai ecen ne anen e gabuar te portes rrotulluese.”
“Si ia arrin ai kesaj?”
“Ai ia arrin kesaj. Fundja ai eshte idiot. Ai nuk na intereson neve ketu, ai njihet menjehere dhe ai nuk vjen asnjehere ne shtepi botuese. Ta leme ate atje ku eshte.”
“Mire, e leme atje ku eshte.”
“Te jesh “Mendjelehte” eshte me komplekse. Eshte nje e sjellur sociale. Mendjelehte eshte ai, i cili flet prane gotes.”
“Si e kuptoni Ju kete?”
“Keshtu”. Ai drejtoi gishtin tregues drejt gotes se tij te Whisky-t mbi banak. “Ai don te flase rret asaj, cfare eshte ne gote, por cfare ben ai, ai flet per tjeter gje. Nese e doni keshtu, te thene me fjale te pergjithshme: Ai sillet gjithmone jashte vendit, ai eshte ai tipi, i cili interesohet ne gjetjen e te dashures zonjes grua, kur dikujt i ka ikur gruaja. Mjafton kjo ne veshtrimin e idese?”
“Mjafton, e njoh tipin.”
“Mendjelehti eshte shume i kerkuar, vecanerisht neper darkat mondane ose neper Party. Ai i ve qe te gjithe ne siklet, por atehere sjell raste per komentare. Ne variantin e tij me positiv ai behet diplomat. Ai flet prane gotes, kur te tjeret jane sjellur jashte vendit, atehere ai e sjell biseden rreth temave te tjera. Por ai nuk na intereson neve ketu, ai nuk eshte asnjehere kreativ, ai nuk krijon gje vete, e qe atehere ai nuk vjen asnjehere ne shtepi botuese per te ofruar doreshkrime. Mendjelehti nuk thote, qe macja leh, ai flet mbi macet kur te tjeret flasin mbi qente. Ai ngaterrohet me rregullat e konversacionit, dhe kur ngaterrohet mire, eshte i mrekullueshem. Besoj, ai eshte nje gjallese e pavdekshme, mbajtes eminent i virtyteve borgjeze. Atij i nevojitet nje sallon Verdurin apo nje Maison Guermantes. Lexoni ju studentet, te tilla gjera?”
“Une po.”
“Mendjelehti eshte Joachim Murat, i cili kalon ne revizion paraden dhe veshtron nje oficer te larte te dekoruar prej Martinique. ›Vous êtes nègre?‹ e pyet ai. ›Oui mon général‹, i pergjigjet oficeri. Dhe Murat: ›Bravo, bravo, continuez!‹ Vazhdoni. A mundeni te me ndiqni? Me falni, por sonte mbrema festoj nje vendim historik ne jeten time: Kam vendosur te mos pí me! Edhe nje? Jo, mos u pergjigjni, Ju me shkaktoni ndjenja faji. Pilade!!
“Po Budallai?”
“Ah. Budallai nuk ngaterrohet ne menyren e te sjellurit. Ai ngaterrohet ne menyren e te menduarit. Ai eshte ai tipi, i cili thote, te gjithe qente jane kafshe shtepiake dhe te gjithe qente lehin, por edhe macet jane kafshe shtepiake e si rrjedhim edhe ato lehin. Ose: Te gjithe athinasit jane te vdekshem, dhe te gjithe banoret e Pireut jane te vdekshem, atehere te gjithe banoret e Pireut jane athinjote.”
“Por kjo qendron.”
“Po, por prej rastesise. Budallai mund edhe te thote dicka te sakte, por prej arsyesh te gabuara.”
“Njeriu mund te thote edhe dicka te gabuar, edhe pse arsyet jane te drejta.”
“Per Zotin! Po pse atehere gjithe ai múnd per te qene animal rationale?”
“Te gjithe majmunet rrjedhin prej formave te uleta te jetes, njerezit rrjedhin prej formave te uleta te jetes, atehere jane te gjithe njerezit majmuna.”
“Jo keq. Jemi gati tek pragu, ne te cilin ju filloni te nuhasni, qe dicka nuk shkon, por eshte nje fare pune e nevojshme, per te zbuluar, cfare pikerisht dhe perse. Budallai eshte mbi te gjitha i mefshte. Mendjelehtin e zbulon pernjehere (pa permendur idiotin), por budallai argumenton pothuaj si vetja, mungon vetem nje copez e vogel. Ai eshte mjeshter ne paralogjisma. Prej tij nuk shpeton dot asnje lektor, atij i duhet nje perjetesi e tere. Libra prej budallenjve botohen shume, pasi ato ne shikim te pare na bindin. Lektori i shtepise botuese nuk eshte i detyruar te zbuloje budallain. Akademia e Shkencave nuk e zbulon dot ate, perse duhet ta bejne kete njerezit e shtepise botuese?”
“Edhe Filozofia nuk e zbulon dot ate. Deshmia e Zotit e Anselmit te Canterbury eshte budallallek: Zoti duhet te ekzistoje, pasi une mund ta mendoj ate si nje Qenie, e cila zoteron te gjithe persosmerine, perfshire edhe ekzistencen. Anselmi ngaterron ekzistencen ne te menduar me ekzistencen ne realitet.”
“Po, por budallallek eshte edhe kunderthenia e Gaunilos: Une mund te mendoj rreth nje ishulli ne det, edhe nqs ai ishull nuk ekziston ne te vertete. Ai ngaterron te menduarin e te rastesishmes me te menduarin e te domosdoshmes.”
“Nje lufte mes budallenjve.”
“Sigurisht, dhe Zoti argetohet ne ate e siper si nje gaztor. Ai deshironte vetem te ishte i paimagjinueshem, vetem qe te demonstronte, qe Anselmi dhe Gaunilo ishin budallenj. Cfare qellimi madhor per Krijimin, cfare them dhe une, per Aktin e Vullnetit, fuqi e se ciles donte te ishte edhe Zoti. E gjitha e finalizuar ne ngerthimin e budallallekut kozmik.”
“Ne jemi te rrethuar prej budallenjve”
“Njeriu nuk u shpeton dot atyre. Te gjithe jane budallenj, pervec Jush dhe mua. Ose te themi me mire, pa ofenduar njeri, pervec Jush.”
“Mua me duket, ketu futet ne loje deshmia e Goedelit.”
“S´e kam idene, une jam nje idiot. Pilade!”
“Hej, ky eshte raundi im.”
“I ndajme me pas. Kretasi Epimenides thote, te gjithe kretasit jane genjeshtare. Nqs ai e thote kete, ai, i cili eshte vete kretas dhe kretasit i njeh, atehere kjo duhet te jete e vertete.”
“Ky eshte budallallek.”
“Ky eshte Paulus. Letra ndaj Titus. Tashti kete: Te gjithe, te cilet mendojne, qe Epimenides eshte genjeshtar, mund tu besojne kretasve, por kretasit nuk u besojne kretasve, si rrjedhoje asnje kretas mendon, qe Epimenides eshte nje genjeshtar.”
“Ky eshte budallallek, apo jo?”
“Gjykoni vete. Une Jua kam thene, eshte e veshtire, te zbulosh budallain. Nje budalla mund te marre edhe cmimin Nobel.”
“Lermeni te mendoj pakez. Disa prej atyre, te cilet nuk besojne, qe Zoti e krijoi boten ne shtate dite, nuk jane fundamentaliste, por disa prej fundamentalisteve besojne, qe Zoti e krijoi boten ne shtate dite – atehere asnjeri prej tyre, te cilet nuk besojne, qe Zoti e krijoi boten ne shtate dite, eshte fundamentalist.”
“Zot i madh, eshte veshtire ta thuash…Nuk e di. Si thoni Ju?”
“Sido qe te jete eshte budallallek, edhe po te ishte e vertete. Shkel nje rregull te silogjismes: Nuk mund te nxjerresh perfundime pergjithesuese, te cilat rrjedhin prej dy rasteve te vecanta.”
“Po sikur tani te jeni Ju budallai?”
“Atehere do te isha ne shoqeri te mire dhe sekulariste.”
“Ketu keni te drejte, budallalleku na rrethon. Dhe ndoshta eshte budallalleku yne ne nje llogjike tjeter se sa ajo e mencurise sone. E gjithe historia e llogjikes mbeshtetet ne definicionin e nje perkufizimi te pranueshem te budallallekut. Nuk ke c´ben, ai eshte gjigand. Cdo mendimtar i madh eshte per dike tjeter nje budalla.”
“Te menduarit si nje forme koherente e budallallekut.”
“Jo, budallalleku i nje mendimi eshte inkuherenca e nje mendimi tjeter.”
“Mendim i thelle. Tashme dy, edhe pak dhe Pilade e mbyll dhe ne jemi te Te marret.”
“Aty jam. Te marrin e dallon pernjehere. Ai eshte nje budalla, i cili nuk mund te maskohet dot. Budallai perpiqet ta vertetoje tezen e tij, ai ka nje llogjike te shtrember, megjithate e ka nje. I marri perkundrazi nuk i behet vone per llogjiken, ai vepron me lidhje te shkurtra. Cdo gje verteton per te cdo gje. I marri ka nje idé fikse dhe e shikon ne cdo gje, qe ai gjen, kete idé te vertetuar. Te marrin e njeh ne lirine, qe ia jep vetes perkundrejt detyrimit te gjetjes se deshmive, ne gatishmerine, per te gjetur kudo ndricimin. Dhe mund t´Ju duket e cuditshme, por i marri heret apo vone nxjerr prej cilindrit Tempulltaret.”
“Gjithmone?”
“Ka edhe te marre pa Tempulltare, por ata me Tempulltare jane me te rrezikshmit. Ata nuk i njeh dot menjehere, ne fillim duket, sikur flasin krejt normal, por pastaj, papritmas…” Ai beri shenje, duke porositur nje whisky, por e mendoi edhe njehere ndryshe dhe kerkoi llogarine. “Meqe ra fjala per Tempulltaret, pardje erdhi nje tip tek une dhe me solli nje doreshkrim rreth temes. Besoj me te vertete, qe eshte i marre, por me surrat njerezor. Doreshkrimi fillon krejt pafajshem. Doni ti hidhni ndonje sy?”
“Me gjithe qejf. Ndoshta gjej ndonje gje brenda, qe me hyn ne pune.”
“S´e besoj fare. Por nese keni nje gjysem ore kohe, beni nje vrap nga ne. Via Sincero Renato nje. Do te me hyje mua me teper ne pune sesa Juve. Ma thoni menjehere, nese punimi iu duket serioz.”
“Perse me besoni mua?”
“Kush thote, se Ju besoj Juve? Por nese vini, Ju besoj Juve. Une i besoj kureshtjes.”
Nje student u derdh brenda me fytyre te cakerritur. “Shoke! Perjashta po marshojne fashistet! Me zinxhira bicikletash!”
“Do u bie kokes”, thirri tipi me mstaqe tartare, qe me kishte kercenuar per shkak te Leninit.
“Para, shoke!” Te gjithe i mbathen jashte.
“C´eshte? Nuk do vemi dhe ne me ta?” pyeta une si i zene ne faj. “Jo”, tha Belbo. “Jane thashetheme, qe i ka nxjerre Pilade, per te boshatisur lokalin. Per mbremjen e pare, qekur nuk pí me, me duket vetja shume i trullosur. Duhet te jene patjeter shenjat e abstinences. Te gjitha, per sa Ju thashe, deri ne kete moment inkluziv, jane te gabuara. Naten e mire, Casaubon.”

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.