Fragment nga “Lavjerresi i Fukoit” – Umberto Eco

…. Une e dija, qe Toka rrotullohej, dhe une bashke me te, dhe Saint-Martin- des-Champes dhe i gjithe Parisi bashke me mua; ne te gjithe rrotulloheshim sebashku nen lavjerresin, i cili ne te vertete nuk e ndryshonte ndonjehere nivelin e tij te lekundjeve , pasi atje lart, prej ku varej, e pergjate zgjatimit ideal te fillit, pambarimisht tutje deri ne Galaksine me te larget, atje lart qendronte, e pazhvendosur ne Perjetesi, Pika e Palevizshme.
Toka rrotullohej, mirepo pika, ne te cilen ishte i mberthyer lavjerresi, ishte e vetmja pike fikse ne Univers.

Prandaj edhe veshtrimi im nuk ishte dhe aq shume i ngulitur mbi Token se sa me teper atje tutje lart, aty ku ekzekutohej misteri i Palevizshmerise absolute. Lavjerresi me thoshte mua, qe ndersa cdo gje ishte zhvendosur -Toka, sistemi diellor, mjegullnajat yjesore, vrimat e zeza dhe te gjithe bijte e Emanacionit Kozmik, qe prej Eoneve te para deri tek lengbrishta Materie- qe atje lart, nje pike e vetme prehej ne qetesi, si nje kolm, nje kunj, nje pike varese ideale, rreth se ciles rrotullohej e gjithe Gjithesia. Dhe une merrja pjese ne kete me te larten perjetim, une, i cili edhe pse zhvendosesha me te gjithe dhe Gjithesine, prape Ate mundja ta shikoja, Ate, te Pa-Levizshmen, shkembin, Garancine, te shndritshmin pluhur, qe nuk eshte Trup, e cila as Forme, as Shembelltyre, as Peshe, as Sasi dhe as Cilesi nuk ka, e cila nuk eshte as Shpirt, as Inteligjence, as Fantazi, Mendim, Numer, Rregull, Njesi, Substance ose Perjetesi, e cila as Erresire eshte e as Drite, e cila as e Rreme eshte e as e Vertete.

Nje dialog me tromaksi, nje bisede sa eksperte aq mosperfillese mes nje rioshi me syze dhe nje vajze, e cila te tilla, per fat te keq, nuk mbante.
“Lavjerresi i Foucault” i thoshte ai. “Eksperimenti i pare ne laborator me 1851, me pas nen kupolen e Panteonit, me nje fill 67 meter te gjate dhe nje sfere 28 kg te rende. Se fundmi, ne permasa me te vogla, e ndertuar ketu me 1855, e qe atehere varet ashtu prej asaj vrime ne pjesen e perparme te kupoles.”
“E cfare ben ai atje? Vecse tundet ashtu?”
“Ai demonstron Veterrotullimin e Tokes. Pasi pika varese, e cila prehet ne qetesi…..”
“E pse prehet ne qetesi?”
“Pasi nje pike…si te ta them…ne qendren e saj…atehere shiko ketu, cdo pike, e cila eshte tamam ne qender te pikave, te cilat i shikon ti… e kam fjalen, kete pike qendrore – pike gjeometrike- kete nuk mund ta shohesh dot, ajo nuk ka asnje dimension, dhe dicka, qe nuk ka dimension, nuk mundet te levize dot as djathtas e as majtas, as lart e as poshte. Prandaj edhe ajo nuk rrotullohet. Me kupton? Nese nje pike nuk ka dimension, atehere ajo nuk mund te rrotullohet dot rreth vetvetes. Ajo, biles, nuk ka as Vetvete…”
“Edhe atehere kur Toka rrotullohet?”
“Toka rrotullohet, por pika nuk rrotullohet. Ne te vjen ty per mbare apo jo, kjo keshtu eshte. Okay?”
“Pune per te.”

C´mjerim! Ja ku e kishte ajo mbi vete te vetmen pike fikse ne Kozmos, te vetmen spirance shpetuese para Mallkimit te panta rhei , dhe ajo mendonte, qe kjo ishte pune per te dhe jo e saja! Ne te vertete cifti menjehere vazhdui tutje – ai i ditur prej dijes shkollore, e cila ia kishte mjegulluar aftesine per tu cuditur, ajo e trullosur, e paarritshme per friken e Pafundesine, qe te dy te paprekur prej pervojes se frikshme te ketij takimi – i pari dhe i fundit – me Ate, me En-Sof , te Pa-Permendshmen.
Si ishte e mundur, te mos bije ne gjunje perpara Altarit te Vertetesise?

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.