Fragment nga “Lehtësia e papërballueshme e qënies” nga Milan Kundera.

lehtesia e paperballueshme e qenie milan kundera arratisje

Burrat që bredhin pas turmës së grave mund të ndahen lehtë në dy kategori. Disa kërkojnë tek të gjitha gratë idenë e tyre të gruas, ashtu si shfaqet në ëndërrat e tyre, subjektive dhe gjithnjë e njëllojtë.
Këmbëngulja e të parëve është një këmbëngulje lirike: ajo që kërkojnë te gratë, është vetvetja e tyre, është ideali i tyre dhe mbeten gjithmonë dhe vazhdimisht të dekurajuar, sepse, siç e dimë, ideali është ai që s’mund të gjendet kurrë. Me që dekurajimi i shtyn lule më lule, i jep paqëndrueshmërisë së tyre një farë justifikimi melodramatik, shumë zonja sentimentale e gjejnë emocionuese poligaminë e tyre këmbëngulëse.

Këmbëngulja tjetër është një këmbëngulje epike, dhe gratë nuk shohin asgjë emocionuese në të: burri nuk shfaq për gratë një ideal subjektiv, prandaj dhe gjithshka u intereson dhe nuk mund t’i dekurajojë asgjë. Dhe kjo paaftësi për dekurajim ka brenda saj diçka skandaloze. Në sytë e botës qejfliu epik nuk le gjurmë (sepse nuk çdëmtohet me dekurajim).

Meqenëse qejfliu lirik gjuan gjithnjë të njëjtin tip gruaje, as që vë re kush se ndërron dashnoren, miqtë e tij bëjnë vazhdimisht keqkuptime, sepse nuk e dallojnë ndryshimin midis shoqeve të tij dhe i thërrasin të tëra me të njëjtin emër.

Në gjuetinë e tyre të njohjes, qejflinjtë epikë (është e qartë, në atë kategori duhet të vendoset edhe Tomasi) largohen gjithnjë e më shumë nga bukuria konvencionale e grave (që shpejt i mërzit) dhe përfundojnë pa u shmangur si koleksionistë paradoksesh. E dinë, kanë pak turp për këtë, dhe për të mos i vënë në pozitë të vështirë miqtë e tyre, nuk qarkullojnë publikisht me dashnoret e tyre.

 

Shiko me shume: Fragment nga romani “Pavdeksia” – Milan Kundera;

 

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.