Fragment nga “Lekura e Qenit” – Fatos Kongoli

“…Nje dite ajo u shfaq ne kuadratin e deres gati e tera ne ngjyre vishnje, qe nga floket, xhaketa prej lekure, cizmet e gjata me taka te larta ngjitur pas kembeve, deri tek aroma e trupit te saj, nje arome vishnjeje, sic m’u duk.. Une kisha mbetur te dera e dhomes i hutuar. Ky hutim, kur ndoshta per here te pare ndodhesha vetem per vetem me ate dreq vajze, me zbuloi bishen agresive brenda meje. Bisha nuk kishte ngordhur sic kujtoja. Bisha qe gjalle. Syte e saj shihnin format e trupit te Lorit, e perpinin…

I shperqendruar dola ne korridor, nga korridori jashte.. si te doja te rrija sa me larg saj per te qetesuar bishen brenda meje. Pastaj edhe ajo doli.. Me aromen vishnje te kurmit. Me buzet vishnje qe puthen faqen time para se te largohej neper shkalle. Duke me lene me ndjesine trullosese te gjinjve te saj, qe ishin mbeshtetur lehte mbi gjoksin tim. Pa dyshimin me te larget se brenda meje kishte zgjuar nje bishe. Pa e marre me mend se qe nga ajo dite do te vinte rregullisht te me trazonte ne endrrat e mia erotike…”

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.