Fragment nga libri: “Darka e Gabuar” – Ismail Kadare!

Tetëdhjetë pengje do ta lajne atë gjak…Ndërsa ne hamë darkë, ata po mblidhen…portë më portë…
Fytyra e të zotit të shtëpisë mbeti e ngurosur. Kishte dëegjuar diçka, po kishte kujtuar se urdhëri do të sprapsej.
Ai donte të klithte, si atëhere në shtratin studentesk, në gjumë, për të shpëtuar nga ky makth. E hapi më në fund gojën, por, në vend të klithmës nxorri vetëm dy fjalë, madje , dhe ato qetësisht:
“Liroi pengjet, Fritz!“
Në tryezë gjithçka u nguros.
Was?
I zoti I shtëpisë e vështroi pikëllueshëm bujtësin.
Liroi pengjet Fritz! Përsëriti. Libera obsides!
Ti guxon?… Një komb në grykë nuk e la kolonelin të vazhdonte.
Ti guxon të më japësh urdhra mua?
Atë frazë e dinin të gjithë përpara se ai ta thoshte.
Shënjat e plagëve u skuqën, pastaj u zbehën mbi fytyrën e tij.
Madje ti guxon ti përsërisësh ato në latinisht?
Ti je I çmemdur Gurameto.
Ti më dhe një urdhër në një gjuhë të vdekur. Ç’kuptim kishte kjo I dashur mik?
Gurametoja tundi kryet në shënjë mohuese, por nuk u kuptua çfarë kthente mbrapsht nga ato që po thuheshin. Oficerët e tjerë mbi tryezë po ndiqnin me sy të çakëritur atë që po ndodhte. Duart e tyre herë pas here kalonin nga revolverët te gota e shampanjës e anasjelltas.
Koloneli qëndroi ca çaste i menduar. Pastaj piu shampanjë. Ti më kërkove të liroj pengjet, tha me zë të qetë. Jepmë arsye!
Janë të pafajshëm u përgjigj doktori. S’kam tjetër.
Koloneli u përgjigj se portat zgjidheshin sin ë çdo vend tjetër, një në dhjetë.Si zgjidheshin ato porta mos vallë mbi ato ishte shkruar faji?
Doktor Gurameto, ti që po kërkon atë që po kërkoj edhe unë, drejtësi, më dëgjo! Kush e qëlloi pararojën time? Më jep fajtorët të të jap pengjet. Aty për aty. Menjëherë të jap fjalën të jap besa e Lek Dukaxhin.
……………Gurametoja bëri jo me krye, por pa krenari . S’mundem, tha. Edhe të dua s’mund. Nuk I di emrat, tha Gurametoja, se emra s’kanë.
Oh, jo. Ti mahitesh mua.
Nuk mahitem Fritz. Ata s‘kanë emra. Kanë vetëm nofka……
Orët kalojnë.
Te sheshi I Bashkisë , në terr, dyzet pengjet e mbetur dridheshin nga e ftohta. Midis tyre më i ngrirë se të gjithë është hebreu Jakoel. Matet të thotë: dorrëzomëni mua, shpëtoni ju, por nofulla s’i bindet. Rreth tij është heshtje dhe qetësi. Eshtë hera e parë që pas kaq vitesh, kombëtaristë, mbretërorë e komunistë, ata që për çdo gjë janë kundër, janë në një mendje për hebreun. Jakoelit i vjen të qajë por as lot s‘ka.
……
Ndërkaq dhe njëri dhe tjetri janë të pikëlluar. Koloneli ngrihet vetë për të ndëruar pllakën e gramafonit. Ai vë „ Vajzën dhe vdekjen“ e Shubertit dhe të gjithë e kuptojnë se nuk ka më shpresë. Dhe kjo vazhdon gjatë shumë gjatë, shume gjatë, në pritje të breshërisë të mitrolozave…
Këndojnë gjelat e parë, ata që, siç besohet,dëbojnë fantazmat.
Befas pas një murmurime të gjatë vesh më vesh midis doktorit dhe kolonelit, gjendja ndryshon.
Askush nuk mund të spjegojë ç’ka ndodhur dhe përse koloneli Fritz von Schëabe, mbajtës i Kryqit të hekurt, pasi merr frymë thellë, jep urdhërin për lirimin e pengjeve. Jo një pjesë po, krejt.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.