Fragment nga “Libri i shqetësimit” – Fernando Pessoa

Me udhetue për me udhetue mjafton me ekzistue. Kaloj nga dita në ditë si nga stacioni ne stacion, në trenin e trupit tim, a të fatit tim, i drejtuar kah rrugët e kah sheshet, kah gjestet e kah fytyrat, prore të njëjta e prore të ndryshme sikur dhe janë tek e mbramja peisazhet. Po t’imagjinoj, shoh. C’gjë tjetër bëj sikur t’udhëtoj! Vetëm një dobësi e skajshme e imagjinatës e përligj faktin se duhet lëvizur për të ndjerë. “Cilado rrugë dhe kjo rrugë e Entepfuhl, do të të shpjerë në krye të botës”
Mirëpo kreu i botës, qyshse bota është konsumuar duke iu vërtitur rrotull, është vetë Entepfuhli nga jemi nisur. Në të vërtetë kreu i botës, sikundër fillimi i tij, është koncepti ynë për të. Ndodh brenda nesh që peisazhet të kenë peisazh. Prandaj po t’i imagjinoj i krijoj: po t’i kujtoj ekzistojnë: dhe po t’ekzistojnë i shoh sic shoh të tjerat. Pse me udhetue. Në Madrid, Berlin, në Persi, në Kinë, në Pol: ku do gjendesha tjetër në mos brenda vetes dhe në po atë lloj ndjesive të mia. 
Jeta është cka bëjmë me të. Udhëtimet janë udhëtarët. Cka shohim, por ajo që jemi.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.