Fragment nga “Lulet e ftohta te marsit” – Ismail Kadare

…-Pika qe s’ju bie, – tha prape Cuf Kertolla, duke iu drejtuar kete here Markut. – Pordhace shqiptare, s’dine vec te flasin per shefa shtetesh e per OKB-ene e per historine e Bibles. Nuk shikojne ato breket e tyre te grisura. Di gje ti, do te vihen taksat?

Krenar, me sa dukej, per pyetjen e tij teper tokesore, ai e shoqeroi ate me nje ngritje vetullash.

– S’di gje, – u pergjigj piktori.

-Thuhet se shqiptaret, pasi i provuan te gjitha llojet e ndarjeve e te percarjeve, domethene, pasi u ndane ne komuniste e borgjeze, ne veriore e jugore, ne katolike e muslimane e dreqi e di c’grupe te tjera, tani do tí lene te gjitha keto e do te grumbullohen ne dy parti kryesore: te gjatet dhe te shkurtrit. E ke degjuar kete?

-Jo, – tha Marku. – Asnjehere.

-E pra, ta them une qe keshtu eshte. Ne krye te te gjateve na qenka mbreti, kjo dihet. Kurse te shkurtrit kane nje rondokop nga jugu. Eh, c’do te veje!

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.