Fragment nga “Mëndafsh” – Alessandro Baricco

Zotëria im i dashur!

Mos ki frikë, mos lëviz, rri në heshtje, askush s’do të na shohë. Rri kështu, dua të të vështroj, unë të kam vështruar shumë, por nuk ishe për mua, tani je për mua, mos u afro të lutem, rri ashtu siç je, kemi një natë për vete dhe unë dua të të vështroj, kurrë nuk të kam parë kështu, kurmi yt për mua, lëkura jote, mbylli sytë dhe përkëdhelu, të lutem. Mos i hap sytë, po munde dhe përkëdhelu, kaq të bukura janë duart e tua, i kam ëndërruar aq herë, tani dua t’i shoh, më pëlqen t’i shoh te lëkura jote, ashtu, të lutem vazhdo, mos i hap sytë, unë këtu jam, askush nuk mund të na shohë dhe unë jam pranë teje, përkëdhelu zotëria im i dashur, përkëdhele seksin tënd, të lutem, ngadalë. Është e bukur dora jote te seksi yt, mos u ndal, mua më pëlqen ta shoh e të të shoh ty, zotëria im i dashur, mos i hap sytë, ende jo, nuk duhet të kesh frikë, jam pranë teje, më ndjen? Jam këtu, mund të të fshik, është mëndafsh ky, e ndien? Është mëndafshi i fustanit tim, mos i hap sytë dhe do të kesh lëkurën time, do të kesh buzët e mia, kur të të prek për herë të parë, do ta bëj me buzët e mia, ti nuk do të dish se ku paprtimas do të ndiesh afshin e buzëve të mia, në trup, nuk mund ta dish se ku po nuk i hape sytë, mos i hap, do të ndiesh gojën time aty ku nuk ta prêt mendja, papritmas. Ndoshta te sytë e tu do të mbështes gojën time te qepallat e te qerpikët, do ta ndjesh afshin të depërtojë në kokën tënde dhe buzët e mia te sytë e tu, brenda, apo ndoshta te seksi yt, do të mbështes buzët e mia, dhe do t’i çel përgjysmë duke zbritur pak nga pak…

 

Përktheu Dritan Çela

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.