Fragment nga “Miti i Sizifit” – Alber Kamy

Perendite e kishin denuar Sizifin te ngjiste papushim nje shkemb ne maje te nje mali nga ku guri rrokullisej vetvetiu. Ato kishin gjykuar me te drejte se nuk ka ndeshkim me te tmerrshem se puna e padobishme dhe e pashprese.
Po t’i besojme Homerit, Sizifi eshte njeriu me i ditur dhe me i kujdesshem midis te vdekshmeve. Megjithate, sipas nje tradite te tjeter, ate e terhiqte zanati i cubit. Nuk me duket kontradiktore. Opinionet jane te ndryshme per shkaqet perse u denua te bente ne ferr pune te padobishme. Para se gjithash e qortojne per mendjelehtesine ne sjelljet me perendite. Nuk i ruajti sekretet e tyre. Egina, vajza e Azopit, u rrembye nga Jupiteri. I ati u befasua nga kjo zhdukje dhe u ankua tek te Sizifi. Ky i fundit, qe kishte dijeni per rrembimin, i premtoi Azopit t’i tregonte, me kusht qe ky t’i jepte uji keshtjelles se Korintit. Midis rrufeve qiellore dhe bekimit te ujit, ai zgjodhi te dytin. Per denim, u dergua ne ferr. Homeri na tregon gjithashtu se Sizifi kishte lidhur me zinxhire Vdekjen. Plutoni nuk mund ta duronte kete pamje te shkrete e te heshtur te mbreterise se vet. Ai dergoi perendine e luftes qe ta çlironte vdekjen nga duart e ngadhnjimtarit.

Tregojne gjithashtu se Sizifi, ne prag te vdekjes, i hipi ne koke te vinte ne prove dashurine e gruas se vet. E urdheroi t’ia hidhte trupin e tij te lene pa varr ne mes te sheshit te qytetit. Per kete e çuan ne ferr. Dhe atje, i zemeruar nga bindja e se shoqes, aq e kundert me dashurine njerezore, i mori leje Plutonit te kthehej ne toke per te ndeshkuar te shoqen. Por, kur erdhi perseri mbi toke, kur shijoi ujin dhe diellin, guret e nxehte e detin, nuk deshi te kthehej prap ne erresiren e sketerres. Thirrjet, zemerimet e paralajmerimet, rane ne vesh te shurdher. Edhe per shume vite, ai jetoi ne harkun e nje limani, prane detitte shkelqyer dhe buzeqeshjeve te tokes. U desh nje vendim i perendive. Merkuri erdhi dhe e kapi per zverku te pabindurin dhe, duke e shkeputur nga gezimet, e çoi me force ne ferr, ku e priste shkembi.

Kuptohet se Sizifi eshte heroi absurd. Ai eshte i tille si per pasionet, ashtu edhe per vuajtjeter. Perçmimi per perendite, urrejtja e vdekjes dhe pasioni per jeten, bene qe te vuaje nje denim te papare, ku e gjithe qenia perpiqet te mos perfundoje asgje. Ky eshte çmimi qe duhet paguar per pasionet e kesaj bote. Asgje nuk na thuhet me per Sizifin ne ferr. Mitet jane bere per te ndezur imagjinaten. Ne mitin e siperpermendur, shofim vetem perpjekjet e trupi te tendosur per te ngritur nje gur te madh, per ta rrokullisur edhe per t’iu ngjitur pa mbarim nje te perpjete; dallojme fytyren e ngerdheshur, faqen e mbeshtetur te guri, nje shpatull nen gurin me balte rreshqitese, nje kembe qe e mban, dy duar qe e mberthejne, sigurine plotesisht njerezore te dy duarve te bera plot balte. Ne mbarim te kesaj perpjekjeje te gjate, te kufizuar nga hapesira pa qiell dhe koha pa thellesi, qellimi arrihet. Atehere Sizifi shikon gurin qe per pak sekonda rrokulliset drejt botes se poshtme, nga ku duhet te ngrihet perseri per ne maje. Ai zbret ne fushe.
Pikerisht gjate kthimit, gjate kesaj pauze. Sizifi me intereson. Nje fytyre qe robtohet aq afer gureve, eshte bere tashme gur dhe vete! E shof kete njeri duke zbritur me hap te rende e te njejte drejt vuajtjes pa fund. Kjo ore, qe eshte si nje frymemarrje e qe perseritet me po aq siguri sa dhe fatkeqesia e tij, eshte ora e ndergjegjes. Ne çdonjerin nga keto çaste, kur ai zbret nga maja dhe zhytet ne strofkat e perendive, ai qendron permbi fatin e vet. Eshte me i forte se shkembi i vet.

Nese ky mit eshte tragjik, kjo ndodh ngase heroi i tij eshte i ndergjegjshem. Ne te vertete, ç’vlere do te kishte vuajtja e tij, ne qofte se ne çdo hap do te ushqente shpresen per t’ia dale mbane? Punetori i sotem punon gjithe jeten ne te njejtin vend pune dhe fati i tij nuk eshte me pak absurd. Por ai nuk eshte tragjik, perveç rasteve kur behet i ndergjegjshem. Sizifi, proletari i perendive, i pafuqishem dhe i revoltuar, e njeh gjithe shtirjen e gjendjesse vet te mjeruar: gjate zbritjes, ai mendon per kete. Qartesia, e cila duhet t’i shkaktonte vuajtje, realizon ne te njejten kohe fitoren e tij. nuk ka fat fat qe te mos perballohet me ane te perçmimit.
Ketu qendron i gjithe gezimi i heshtur i Sizifit. Fat i vet i perket atij. Shkembi eshte gjeja e tij… Nuk ka diell pa hije, prandaj duhet njohur nata. Njeriu absurd thote “po”, dhe perpjekja e tij nuk rresht kurre. Ne qofte se ekziston nje fat vetjak, nuk mund te kete fat te larte, ose te pakten ekziston vetem nje fat, per te cilin mendohet se eshte fatal e i perçmuar. Per çfare mbetet, ai e di veten zot te diteve te tij. Ne kete çast te veshtire kur njeriu ktheb syte nga jeta e vet, Sizifi, duke shkuar drejt shkembit, sodit kete rrjedhe veprimesh pa lidhje qe behet fati i tij, i krijuar prej tij, i unifikuar nen veshtrimin e kujteses se tij dhe se shpejti i vulosur me vdekjen e tij. Per rrjedhoje, i bindur per origjinen krejtesisht njerezore te gjithçkaje qe eshte njerezore, i verber qe deshiron te shohe dhe qe e di se nata nuk ka fund, ai eshte gjithmone ne udhe. Shkembi vazhdon te rrokulliset.
Po e le Sizifin ne kembet e malit! Gjithmone takojme barren e tij. Por, Sizifi na keshillon nje besnikeri te larte, e cila mohon perendite dhe ngre shkembinjte. Edhe ai mendon se gjithçka eshte mire. Kjo gjithesi, ketej e tutje pa zoteri, nuk i duket as shterpe, as boshe. Cdo kokrrize e ketij guri, çdo ndriçim mineral i ketij mali te zhytur ne terr, formojne ne vetvete nje bote. Vete lufta drejt majave mjafton per te mbushur zemren e njeriut. Duhet ta perfytyrojme Sizifin te lumtur.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.