Fragment nga “Ne te gjallet” – Ayn Rand

Ajo qeshi . Qe nje e qeshur jonjerezore qe nuk tingellonte si qeshje .
-Sa i marre! Une jam krenare per ate qe kam bere.
Me degjon? Nuk jam penduar. Jam krenare! Kujtoje se te doja, e? Te doja por e dridhja fshehurazi, sic bejne shume gra? Mbaj vesh atehere, ti i teri, dashuria jote e madhe, te puthurat e tua dhe krejt trupi yt ishit per mua vetem nje pako me kartemonedha katrore, te bardha, te zhubrosura me nje draper e cekan te stampuar ne nje cep. E di ti ku shkonin keto para? Te nje i semure me tuberkuloz, ne Krime. E di se c’ paguanin ato? Jeten e nje trupi qe e desha para se te te njihja ty, nje trupi te cilit i perkisja perpara se te me prekje ti. Dhe tani ti e mban ne qeli dhe do ta pushkatosh. Pse jo? Eshte e drejte. Vrite! Merrja jeten! Ke paguar per te.
Ajo veshtroi syte e tij. Ata nuk ishin te zemeruar. Ishin te tmerruar.
-Kira… une… une… nuk e dija – tha ai.
Ajo u mbeshtet pas, duarlidhur, gishterinjte te zhytur ne gropat e berrylave dhe qeshte duke u lekundur lehte.
-Pra ti me doje? Une isha gruaja me fisnike, gruaja qe ngjante me nje tempull, me nje marsh ushtarak, statuja e nje perendeshe? E mban mend kur mi thoshe keto? Shiko tani. S’jam vecse nje lavire dhe ti je i pari qe me ke paguar. Zhgerryer ne balte! Atje eshte vendi im! Aty me hodhi dashuria jote e madhe. Mendova se do te gezoheshe kur ta merrje vesh. A s’u gezove? Ah, kujtoje se te doja? Kur ti me mbaje ne krah, une e kisha mendjen te Leoja. Kur te thosha fjale dashurie, i flisja atij. Cdo e puthur qe ke marre, cdo fjale, cdo fjale, cdo ore ishte e tij, per te. S’e kam dashur kurre aq shume sa ne shtratin tend. Jo nuk dua te te le as kujtimet. Jane te tijat. E dua. Me degjon? E dashuroj. Shko pra! Vrite! Cfaredo qe mund t’i besh atij, s’mund te krahasohet me kete qe po te bej une ty. Ti e di mire kete apo jo?
Kires iu moren kembet dhe hija e saj u ngjit deri ne tavan, duke fergelluar sikur do dremisej sakaq poshte.
I derrmuar, sikur ajo te mos qe aty, sikur te qepej pas cdo rrokjeje si per te gjetur nje mbeshtetje, ai perseriti.
-Nuk e dija…
-Nuk e dije. Sa e thjeshte qe ishte! Dhe s’eshte gje fort e rralle. Shko neper bimsa, neper bodrume ku jetojne njerezit e qytetit tend te kuq, dhe do te shohesh sa raste te tilla ka. Ai donte te jetonte. Mendon se cdo njeri qe merr fryme, mund te jetoje?

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.