Fragment nga “Një natë në Lisbonë” – Erih Maria Remark!

Asgje s’duhet, mendova une. Kisha akoma dhe nje ore, pastaj bota do te permbysej. Si nuk e kisha ndier me pare? Po, e kisha ndier, po pse nuk e kisha thyer murin prej qelqi midis meje dhe ndjenjes sime? Nese kthimi im ishte marrezi, atehere kjo kishte qene nje tjeter marrezi, edhe me e madhe. Duhej te merrja me vete dicka nga Helena per ne ate zbrazetiren e perhimte ku do te kthehesha po te me ndihte fati, te merrja dicka me teper sesa kujtimin e shqetesimit te perhershem e te bashkimit te fundit midis nje gjumi e nje tjetri. Duhej ta kisha Helenen me te tera shqisat,me trurin, me syte, me mendimet e saj, te teren, jo vetem si nje kafshe midis nates e mengjesit. Ajo vazhdonte te kundershtonte. Peshperiste se mund te kthehej Georgi, dhe nuk e di a e besonte vertet dicka te tille. Une vete kisha qene shpesh ne rrezik dhe nuk mund ta harroja menjehere sapo kishte kaluar; tani doja vetem nje gje ne ate dhome me parfumin dhe rrobat e Helenes, me shtratin e me mugetiren: ta zoteroja me gjithcka qe kisha, me gjithcka qe isha i afte,dhe e vetmja gje me lendonte dhe ma cingeriste vuajtjen e heshtur te humbjes ishte paaftesia per ta zoteruar me shume e me thelle nga c’jepte mundesi natyra. Doja te shpalosesha si nje mbulese siper saj, doja te kisha nje mije duar e nje mije goje, te isha nje forme konkave e persosur e saj, per ta ndier kudo, pa ndonje zbrazetire ndermjet, te ngjitur mish me mish, e prapeseprape me dhimbjen e lashte e te perhershme se njeriu mund te ngjitet mish me mish e jo gjak me gjak, se vetem mund te rrije prane atij qe do,pa mundur te shkrihet e te behet nje me te.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.