Fragment nga “Parfumi” – Patrik Zyskind

Njihen njerëzit që kërkojnë vetminë: mëkatarët, dështakët, shenjtorët ose profetët. Ata preferojnë më mirë të izolohen në shkretëtirë ku jetojnë me mish karkaleci e mjaltë të egër. Disa jetojnë edhe në shpella e gryka mali, nëpër ishuj të vecuar ose rrinë galic – dicka më spektakolare – nëpër kafaze të montuar mbi shtylla, duke u përkundur lart në ajër. Këtë e bëjnë për të qënë më pranë Zotit. Ata ndëshkojnë veten me këtë vetmi dhe pendohen. Veprojnë kështu duke besuar se po cojnë jetë të pëlqyeshme prej Zotit. Ose presin muaj a vite që në vetminë e tyre t’u vijë ndonjë lajmërim hyjnor, të cilin pastaj duan ta përhapin sa me urgjencë mes njerëzve.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.