Fragment nga “Pasardhesi” – Ismail Kadare

Ah, ajo nate…
Edhe pa me pyetur ju, ajo vazhdon te sundoje gjysmen e mosqenies sime. Jashte kishte shkreptima. Ime shoqe i ishte afruar prape dritares dhe une desha t’i them: c’kerkon ashtu me sy? Perjashta kishte vetem terr dhe asnje shprese kurrkund. Nuk arrita t’ia them, ngaqe gjumi po me kaplonte nderkaq. Nje fare dremitje e keqe, ne trajte flokesh debore, mes te cilave mezi e dalloja te fejuaren time te pare, ate partizane, e perbri saj, rojen time, ashtu si dyzet vjet, me pare, ne male, kur i tretur ethesh e i rrethuar prej ballisteve, iu lutesha te dyve, asaj dhe rojes, te me vrisnin. Vritmeni, iu thosha, mos me lini ne dore te tyre… Ata veshtronin te ngrire. Nga ethet me beheshin si hije, here ndaheshin ne tre, e here beheshin njesh, per te sajuar nje krijese te frikshme, gjysme burre, gjysme grua.
Kur ime shoqe, si u shkeput nga dritarja, po afrohej, ashtu me shembelleu, si e fejuara ime e pare, me te cilen s’u martova dot. Dhe bashke me te, ashtu si dyzet vjet me pare, ishte roja i dikurshem partizan… U afruan heshturazi te dy, pastaj roja mbeti pas dhe ishte vetem ajo, fare e mjegullt, por prape e dyzuar, e fejuar dhe grua bashke, do te thoshje nje dygrua, qe, ne vend te gotes se kamomilit, po me drejtonte tyten e zeze te revolverit. Ishte pa tmerr gjithcka, madje me vete thashe: u dashkan shkuar dyzet vjet, per te ma degjuar lutjen! Vrame, mendova prape, ashtu si atehere, mos me ler ne dore te tyre! Dhe befas, gjithcka u be zbrazeti.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.