Fragment nga “Perëndia dorace” – Jose Saramango

Nëntë vjet me radhë kërkoi Blimunda. Ajo filloi të llogariste stinët, por shumë shpejt hoqi dorë, sepse e pa se ishte diçka e kotë. Vitet e para llogariste sa lega kishte përshkruar çdo ditë, katër, pesë,nganjëherë gjashtë, pastaj shifrat u ngatërruan në trurin e saj, shumë shpejt hapësira dhe koha pushuan së pasuri kuptim, çdo gjë matej me mëngjesin, mbasditen, natën, shiun, diellin, ngricën, dëborën dhe mjegullën, me rrugën e lehtë, rrugëne vështirë, brinjën për t’u ngjitur, shpatin për t’u zbritur, rrafshinën, malin, bregun e detit, bregun e lumit, me fytyrat, me mijëra e mijëra fytyra, fytyra tepër të shumta për të dhënë numrin e tyre, shumë më të shumta se të gjitha ato që ishin mbledhur n ë Mafra dhe, midis gjithë këtyre fytyrave, ato të grave që ajo pyeste, ato të burrave tek të cilat kërkonte n jë përgjigje dhe midis këtyre të fundit as shumë të reja, as shumë të v jetra, një burrë dyzetepesëvjeç në çastin kur e lamë në malin Zhunto, në çastin kur u ngrit në ajër, për të mësuar se ç’moshë ka mjafton t’i shtojmë çdo herë një vit, për çdo muaj kaq rrudha, për çdo ditë kaq thinja. Sa e sa herë Blimunda përfytyronte e ulur në sheshin e një fshati, duke kërkuar lëmoshë, sikur i afrohej një burrë që në vend të parave dhe të bukës i zgjaste n jë çengel prej hekuri, ajo zhyste dorën në torbë për të nxjerrë prej andej një hell të farkëtuar nga e njëjta dorë, shenjë e këmbënguljes dhe syçeltësisë së saj. Ja ku të gjeta përsëri, Blimunda, ku ke qenë gjatë tërë këtyre viteve, ç’ngjarje dhe ç’mjerime ke përjetuar. Në fillim më fol për veten tënde, sepse ishe ti ai që humbi. Do të t’i tregoj të gjitha. Dhe ata do të bisedonin kështu deri në fund të jetës.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.