Fragment nga “Perëndia e mizave” – William Golding

Pigi po fliste tani me më shumë siguri dhe për atë që nëse rrethanat nuk do të kishin qenë aq serioze, të tjerët do ta përjetonin si kënaqësi.

-Unë thashë që ne të gjithë mund të bëjmë edhe pa një farë personi. Tani unë them që duhet të vendosim se çfarë duhet bërë. Dhe mendoj se mund t’jua them që tani se ç’do t’ju thotë më pas Ralfi. Gjëja më e rëndësishme në ishull është tymi dhe ju s’mund të keni tym pa pasur zjarr.

Ralfi bëri një lëvizje padurimi.

-Nuk shkon, Pigi. S’kemi zjarr. Bisha qëndron e ulur atje … ne duhet të rrimë këtu.

Pigi e ngriti kërmillin si për t’i dhënë fuqi fjalës, që do të thoshte.

-Ne s’kemi zjarr në mal. Por ç’të keqe ka nëse bëjmë zjarr këtu poshtë? Një zjarr mundtë ndizet mbi ato gurë. Madje dhe mbi rërë. Mund të bëjmë tym fare njëlloj.

-Kjo është e drejtë!

-Tym!

-Pranë pellgut larës!

Djemtë filluan të flisnin njëherësh. Vetëm një mendje si e Pigit do ta kishte kurajën t’ua shtinte ndërmend zhvendosjen e zjarrit nga mali…

 

Përktheu: Shpëtim Myshketa

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.