Fragment nga: “Pertej te mires e te keqes.” Friedrich Nietzsche

“Gjenialiteti i zemres sic e ka ai misteriozi i madh, Zot i kerkimit e mbajtes peng te ndergjegjes, zeri i te cilit di te zbrese deri ne fund te cdo shpirti, qe s’thote nje fjale e s’hedh nje veshtrim, ne te cilin nuk gjen dot nje brenge a nje rrudhe joshjeje, mjeshteria e te cilit qendron ne aftesine per te rrezatuar, dhe jo ate c’eshte, por ate c’perben nje detyrim me shume atyre qe e ndjekin, nje ngutje per t’i qene me prane, per t’a ndjekur me se brendshmi e me plotesisht… Gjenialiteti i zemres, qe ben te heshte cdo zhurme e cdo vetepelqim e meson bindjen te zoteroje, qe lemon shpirtrat e vrazhdesuar duke u dhene te shijojne nje deshire te re – te qetesojne ne tere qenien e tyre si nje pasqyre, qe qielli i thelle te krihet ne ta… Gjenialiteti i zemres, qe meson doren e ngathet e te hutuar te dridhet e te preke me hijshem, qe dallon thesarin e humbur e te harruar, bulezen e miresise e shpirterimit te embel nen akullin me te trashe e te turbullt e qe perben qellimin e cdo kokrrize ari te varrosur gjate ne burgun me te thelle prej balte e rere… Gjenialiteti i zemres prej prekjes te se cilit Gjithkush me i pasur shkon, jo i nderuar e i cuditur, as fatlum e i renduar prej nje pasurie qe iu dha papritur, por me i pasur ne vetvete, me i rinuar se me pare, i dlire, prej nje flladi pranveror perkedhelur e peshperitur, me i pasigurt mbase, me i dashur, me i plagosshem, thyeshem, por i mbushur plot shpresa qe s’kane emer, plot vullnet te ri e rrjedha qe nisen, plot plogeshti e rrjedha qe mberrijne…”

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.