Fragment nga “Princi i Vogel” – Antoine De Saint-Exupery

Prane pusit ndodheshin rrenojat e nje muri te vjeter prej guri. Kur u ktheva nga puna te nesermen ne mbremje, dallova qe se largu princin e vogel qe ishte ulur maje tij dhe kishte leshuar kembe poshte. Dhe degjova qe po thoshte:

– Pra, ty nuk te kujtohet fare? -po thosh ai. -Nuk ndodhet ketu!

Dhe nje ze tjeter i pergjegjej pa dyshim, sepse ai shtoi:

– Pikerisht! Pikerisht! Si dite, kjo eshte, por vendi nuk eshte ky…

Vazhdova t’i afrohem murit. Nuk shihja e nuk degjoja asnjeri e megjithate princi i vogel prape u pergjigj:

– …Patjeter! Ti ke per te pare se ku nisin gjurmet e mia ne rere. Dhe atje do te me presesh. Do te vij kete nate.

Ndodhesha njezet metra nga muri dhe perseri nuk shikoja gje.

Princi i vogel foli perseri, ai heshti nje hop:

– E ke te forte helmin? Je i sigurt qe nuk do te vuaj shume?

Mbajta kembet dhe zemra me theri, por perseri nuk po kuptoja gje.

– Shko tani, – tha ai… -Se duhet te zbres.

Atehere ula syte te rreza e murit dhe papritur brofa perpjete! Atje qendronte, i ngjitur perpjete drejt princit te vogel, nje nga ata gjarperinj te verdhe, qe te sjellin vdekjen per tridhjete sekonda. Duke rremuar ne xhep per te nxjerre pistoleten, une padashur ia kisha marre vrapit. Mirepo zhurma ime beri qe gjarperi te leshohej bute ne rere, si nje rreke uji qe vjen duke u shteruar, dhe pa nxituar shume humbi mes gureve duke leshuar nje si tingellim metalik.

Arrita te muri pikerisht kur princi i vogel po zbriste dhe e rroka ne krahet e mi ashtu te bardhe bore ne fytyre, sic ishte.

-C’ishte ajo qe degjova? Tani paske nisur te bisedosh edhe me gjarperinjte?

Ia largova ate shallin e perhershem te verdhe si ari, ia laga temthat dhe i dhashe te pije. Nuk guxoja me ta pyesja per asgje. Ai me veshtroi hijerende dhe me mbeshtolli me krahe rreth gushes. Ndieja zemren e tij te rrihte si ajo e nje zogu qe po jep shpirt, teksa e kane qelluar me arme. Dhe me tha:

-Me vjen mire qe e gjete ate qe i mungonte avionit tend. Tani mund te kthehesh ne shtepi…

-Nga e di ti?

Ne te vertete sa po matesha t’i thosha se krejt papritur ia kisha dale mbane ta ndreqja defektin!

Ai nuk iu pergjigj pyetjes sime, por shtoi:

-Edhe une neser do te kthehem ne shtepi…

Pastaj vijoi me nje ze te pikelluar:

-Por rruga ime eshte mjaft me e gjate… dhe mjaft me e veshtire…

E ndieja qe po ndodhte dicka e pazakonte. E shtrengova ne krahe si nje foshnje, por nderkaq pata pershtypjen se ai po binte pingulthi ne nje hon dhe une nuk kisha kurrefare mundesie per ta mbajtur…

Veshtrimi i syve te tij ishte hijerende dhe i tretur ne largesi:

-Kam delen tende me vete. Kam edhe arken e deles. Edhe shportezen e turirit…

Dhe nenqeshi hidhur.

Ndenja per nje kohe te gjate pa folur. Ndieja se pak e nga pak ai po ngrohej:

-Po ti qenke trembur, o vogelush…

Po, me siguri qe ishte trembur! Mirepo ai vuri buzen ne gaz me embelsi:

-Edhe me shume do te trembem kete nate…

Ndjeva serish te ngjethesha nga parandjenja e dickaje te pandreqshme. Dhe kuptova se nuk mund te pajtohesha me mendimin qe nuk do ta degjoja me kurre kete te qeshur, e cila per mua ishte si gurgullima e nje burimi ne shkretetire.

-Une dua ta degjoj prape te qeshuren tende, o vogelush…

Por ai ma ktheu:

-Kete nate behet plot nje vit dhe ylli im do te ndodhet pikerisht siper vendit ku une zbrita nje vit me pare…

-Mos valle, o vogelush, eshte thjesht nje enderr e keqe kjo ngjarja me gjarprin, takimi i lene me te, ylli?…

Por ai nuk iu pergjigj pyetjes sime dhe vetem tha:

-Syri nuk arrin te shohe ate qe eshte e rendesishme…

-Ashtu vertet…

-Eshte si ne rastin e lules. Ne rast se ti dashuron nje lule qe ndodhet ne nje yll, atehere ta do shpirti te soditesh qiellin naten. Sepse te gjithe yjet te duken te lulezuar.

-Ashtu vertet…

-Ose si ne rastin e ujit. Ajo qe ti me dhe te pija ishte si nje muzike per shkak te cikrikut, te litarit… te kujtohet… ishte aq gje e mire.

-Ashtu vertet…

-Naten ti ke per te soditur yjet. Ylli im eshte shume i vogel dhe une nuk ta tregoj dot se ku ndodhet. Por me mire keshtu, se ylli im do te jete per ty njeri prej yjeve. Dhe ti do te kesh mall te soditesh yjet… Ata do te jene te gjithe te dashur per ty. Pastaj, une do te te bej edhe nje dhurate…

Dhe qeshi perseri.

-Ah, vogelush, more vogelush, mua me pelqen ta degjoj te qeshuren tende!

-Po pikerisht kjo do te jete dhe dhurata ime… do te jete njesoj si ne rastin e ujit… Yjte nuk jane te njellojte per te gjithe njerezit. Per ata qe udhetojne, yjet sherbejne si udherrefyes. Per te tjeret ata nuk jane vecse ca driteza te vogla. Per ata qe jane dijetare, yjet perbejne nje problem. Per biznesmenin qe takova une, ata jane flori. Mirepo te gjitha yjet jane te heshtur. Ndersa per ty ata do te jene sic nuk kane qene per asnjeri…

-C’do te thuash me kete?

-Kur ti te soditesh qiellin naten, atehere, meqenese une do te jem ne njerin prej tyre, meqenese une do te qesh ne njerin prej tyre, atehere per ty do te jete sikur po qeshin te gjithe yjet. Dhe per ty yjet do te dine te qeshin!

Dhe perseri qeshi.

-Dhe kur te kesh gjetur ngushellimin (njeriu gjithmone gjen ngushellim), atehere do te ndihesh i lumtur qe me ke njohur. Ti do te jesh pergjithmone miku im, do te kesh deshire te qeshesh bashke me mua, dhe nganjere do te hapesh dritaren ashtu kot, thjesht per qejf… Ndersa miqte e tu do te habiten, kur te te shohin te qeshesh duke soditur qiellin. Atehere ti do t’u thuash: “Po! sa here te shoh yjet, mua me vjen per te qeshur.” Kurse ata do te te marrin per te marre. Ja qe do ta kesh kete te keqe nga une…

Dhe perseri qeshi.

-Do te te jete njelloj sikur te te kem dhuruar ne vend te yjeve nje mori me zilka, te cilat dine te qeshin…

Dhe qeshi perseri. pastaj u be hijerende:

-Kete nate…, e di?, …mos ec.

-Une nuk te le.

-Une do te dukem sikur ndihem keq… do te dukem sikur po vdes. Ja keshtu! Ndaj mos ec te me shohesh, nuk ia vlen…

-Une nuk te le.

Por ai ishte i shqetesuar.

-Kete ta them edhe… per shkak te gjarprit. Nuk dua qe te te kafshoje. Gjarperinjte jane dicka e keqe. Ata mund te kafshojne edhe ashtu kot, per qejf…

-Une nuk te le.

Por dicka e qetesoi:

-C’eshte e verteta, ata nuk kane helm per kafshimin e dyte…

 

Ate nate nuk e pashe kur u nis. Ishte larguar pa bere zhurme. Kur e arrita, ai po capitej me hap te vendosur e te shpejte. Dhe vetem me tha:

-Ah, qenke ti!…

Dhe me zuri per dore. Por ende dicka e brengoste:

-Bere gabim qe erdhe, do te vuash. Une do te dukem si i vdekur, por kjo nuk do te jete e vertete…

Une nuk fola.

-Ti e di qe eshte rruge shume e gjate. Nuk mund ta marr me vete trupin tim. Eshte teper i rende.

Une heshta.

-Por ai do te jete si nje lekure e vjeter e rrezuar poshte. Dhe lekurat e vjetra nuk ngjallin trishtim…

Une vazhdoja te heshtja.

Ate e leshoi pak zemra. Por prape e mblodhi veten:

-Do te jete dicka e bukur, ta dish. Edhe une do te sodit yjet. Te gjithe yjet do te jene si puset me cikrik te ndryshkur. Dhe te gjithe yjet do te me japin uje per te pire…

Dhe prape heshtja.

-Do te jete aq gje e bukur! Ti do te kesh peseqind milione zilka, ndersa une do te kem peseqind milione burime…

Heshti edhe ai, sepse e mori te qaret…

 

-Arritem atje ku eshte vendi. Lerme te shkoj vetem.

Dhe u ul, ngaqe kishte frike. Pastaj foli perseri:

-Ti e di… jam pergjegjes per lulen time. Ajo eshte aq e brishte! Dhe eshte aq e pafajshme. ka vetem kater gjemba per t’u mbrojtur nga nje bote e tere…

U ula edhe une: nuk me mbanin me kembet. ai tha:

-Ja… kaq ishte…

Dhe, si ngurroi pak, u ngrit ne kembe e beri nje hap perpara.

Une sikur kisha ngrire.

Per nje cast te kyci i kembes se tij u pa nje si vetetime e verdhe. Dhe per nje cast ai mbeti pa levizur. pastaj pa leshur klithme u shemb ngadale ashtu si kumbiset nje peme. Per shkak te reres nuk u degjua asnje zhurme.

 

Perktheu: Shpetim Cucka

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.