Fragment nga “Princi i vogel” – Antoine de Saint Exupéry

Nje here, kur isha gjashte vjec, ne nje liber mbi pyjet e virgjera me titull: “Histori te jetuara”, pashe nje figure te mrekullueshme. Ishte nje gjarper Boa qe gelltiste nje egersire. Ja, kopja e atij vizatimi.
Ne liber thuhej: “Boat e gelltisin gjahun njeheresh, pa e copetuar. Prandaj s’levizin me dhe flene gjashte muaj resht, derisa e tretin krejt ushqimin.”
Atehere, mendova shume mbi aventurat qe ndodhkan ne pyll, ndaj, me nje lapes me ngjyra, bera vizatimin tim te pare. Vizatimin Nr.1. Ja si duket ai:

[​IMG]

Mjeshtrine time ua tregova te rriturve, dhe i pyeta, mos valle vizatimi im u ngjallte atyre frike. Ata m’u pergjigjen: “E pse te paskemi ne frike prej nje kapeleje?”
Ne fakt vizatimi im nuk ishte asnje fare kapeleje, ishte vetem nje gjarper i madh Boa, qe gelltiste njeheresh nje elefant te tere. Pastaj, une e vizatova Boan brenda, ne brendesi te saj, me qellim qe te rriturit ta kishin me te qarte vizatimin. Mirepo, si gjithnje te rriturit kerkojne sqarime te sterholluara. Ja ku eshte dhe vizatimi im Nr.2:

[​IMG]

Te rriturit me paten keshilluar te mos humbja kohe me vizatimet e Boas se hapur nga brenda apo te mbyllur, por te merresha me shume me gjeografine, historine, aritmetiken, dhe gramatiken. Kjo ishte arsyeja qe une, qysh ne moshen gjashtevjecare, hoqa dore nga karriera e madhe e piktorit. Mossuksesi i vizatimeve te mia nr.1 dhe nr.2 ma hoqen guximin. Te rriturit nuk e kuptojne asnjehere dicka vete, ndersa per femijet eshte teper e mundimshme t’u japin atyre vazhdimisht shpjegime te hollesishme.
Ndaj m’u desh te zgjidhja nje profesion tjeter e keshtu mesova te fluturoj. Fluturova rreth e perqark botes dhe gjeografia me ndihmoi, vertet, mjaft mire, per kete. Dalloja menjehere, qe me shikimin e pare, Kinen nga Arizona. Kjo ka shume rendesi po qe se, ndonjehere gjate nates, humbet.
Gjate jetes sime pata te beje me shume njerez te zot. Jetova me te rritur dhe pata rastin t’i njoh nga afer. Mirepo, mendimi im per ta asnjehere nuk mori per mire. Kur takoja dike qe me dukej me i mencur, provoja t’i tregoja vizatimin Nr.1 te cilin e kisha ruajtur me aq kujdes. Doja te shikoja a ishte me te vertete i zgjuar, mirepo serish merrja te njejten pergjigje: “Kjo eshte nje kapele!” Atehere nuk flisja me me te as per boat, as per pyjet e virgjer dhe as per yjet. Shkoja pas fillit te tyre. Diskutoja me ta per brixh, golf, politike dhe per kravata dhe i rrituri, ngaqe kishte takuar nje burre kaq te matur dhe me logjike, ishte tejet i kenaqur.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.