Fragment nga romani “Bukuroshet e fjetura” – Jasunari Kavabata

bukuroshet-e-fjetura-jasunari-kavabata-arratisje.al

Shpeshherë thonë: “Kjo ka ndodhur vite e vite të shkuara”, veçse lipset të kemiparasysh se kujtimet janë pjesë përbërëse e jetës sonë, pavarësisht se kur ndodhin: sot apo mot. Një kujtim i gjashtëdhjetë viteve të kaluara mund të ruhet më i freskët e më i gjallë se një tjetër, i djeshëm apo i pardjeshëm dhe sa më tepër plaket njeriu,aq më dendur ndodh kështu. A nuk është e vërtetë vallë se vitet e fëmijërisë brumosin karakterin e njeriut dhe përcaktojnë deri diku edhe të ardhmen e tij? Kujtimin e atyre pikave të gjakut, ai e ruajti për tërë jetën, si një dhuratë të asaj vajze; jo njëherë e dy, ai kujtim i pat shërbyer si një gurrë e pashtershme energjie.

Në ato çaste Egutit iu fanit edhe e shoqja e një drejtori të një firme të madhe, një mesogrua e mençme, me lidhje të gjera. Iu kujtua tirada e saj e zjarrtë: -Mbyll sytë para gjumit dhe rrekem të numëroj burrat, që s’më kanë bezdisur me të puthurat e tyre. I numëroj me gishtat e dorës. Po të më dalin më pak se dhjetë, brengosem dhe ndihem i vetmuar. -Ia tha këto fjalë tek kërcenin nën tingujt e një valsi. Papritmas, Eguti i liroi dorën dhe e pyeti nëse përfshihejedhe ai në këtë dhjetëshe. -Unë s’bëj veçse një numërim, -u përgjigj ajo moskokëçarëse. -Jeni ende djalë i ridhe po t’u kaploj vetmia në shtratin bashkëshortor, përqafoni gruan. Sidoqoftë, provojeni njëherë. Hera-herës, kjo mua më shërben si ilaç i mirë.

Zëri i saj tingëlloi i ftohtë dhe Eguti nuk ia zgjati. Gruaja kishte thënë: “unë s’bëj veçse një numërim”, por ai dyshoi se mos, në këtë e sipër, ajo vizatonte në imagjinatën e saj fytyra e trupa meshkujsh, si edhe gjithfarë skenash erotike. Dhe, sakaq, atij hopi ai ndjeu forcën epshndjellëse të parfumit të asaj femre, që e kishte lënë pas pranverën e moshës. Vetëm ajo e dinte nëse i përhihej Eguti para gjumit, ai as mund ta pengonte e as mund t’i shprehte pakënaqësinë. Por ama, nuk iu duk e drejtë, që, pa dijeninë e tij, ai të shërbente si një mjet zbavitës për një mesogrua. Sidoqoftë, e vërteta është se edhe sot e kësaj dite nuk i dilnin mendje fjalët e saj.

Më pastaj, ai, i dha karar se gjithë atë mesele, ajo e kishte trilluar thjesht për ta ngacmuar e koketuar me Egutin, asohere ende nje djalë i ri dhe, akoma më vonë, në kujtesë i mbeti vetëm triada e saj. Tanimë ajo kishte vdekur dhe Eguti nuk e vinte më në pikëpyetje shprehjen e saj. Një grua e urtë para se t’i linte lamtumirën kësaj bote, numëronte të puthurat e qindra meshkujve. Me afrimin e pleqërisë, nëpër netë pagjumësie, Egutit i ndërmendeshin, kur ekur, fjalët e saj dhe me gishtat e dorës, ai njihte jo vetëm femrat që do t’i kishte puthur me dëshirë, por edhe ato,me të cilat kishte patur marrëdhënie të ngushta. Dhe kësaj natearoma qumështore e bukuroshes së fjetur i rikujtoi shëmbëlltyrën e një dashurie vitesh e vitesh të perënduara. Apo mos kishte ndodhur e kundërta -ato pika gjaku mbi gjoksin e të dashurës, i sollën aromën që i mungonte vajzës së fjetur? Pranë bukurosheve të fjetura pleqtë gjenin ngushëllimin e trishto, tek përmendeshin mikeshat e dikurshme, që kishin ikur, për të mos u kthyer më kurrë.

Në shpirtin e Egutit vërshoi një valë e ngrohtë paqeje, përzier me një brengë vetmie. Çiku me majat e gishtave gjinjtë e vajzës, për t’u bindur në ishin a jo të flashkët. Nuk iu shpif mendimi i marrët’ia gjakoste, gjer në atë farë feje, sa vajza të tromaksej, kur të zgjohej të nesërmen në mëngjes. Te bukura i kishte sisët ajo vajzë. Si mund të shpjegohej fakti, arsyetoi Eguti, që në tërë evolucionin e gjatë të qenieve të gjalla, vetëm përfaqësueset e racës njerëzore mundet të kenë një trajtë kaq të shkëlqyer gjiri? Dhe a nuk ishte historia e gjirit të femrës arritja më e madhe e historisë njerëzore?

Per me shume, lexo: KETU

Librin mund ta gjeni: LINK

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.