Fragment nga romani “Gjuetia e ethshme e deles” – Haruki Murakami

Po të zgjedhim, ne e kemi mundësinë të endemi kuturu nëpër kontinetin e irracionales. Të parrënjë, si farat me push të luleradhiqes, të cilat flladi i lehtë i rastësishëm pranveror i shtyn sa andej-këndej.
Megjithatë, në të njejtën kohë mund të mohojmë se ekziston diçka e tillë, si rastësia. Ç`u bë, u bë, ajo që do të ndodhë, sigurisht që ende duhet të ndodhë, e kështu me rradhë.
Me fjalë të tjera, të zënë në mes siç jemi, midis “gjithçkaje” që kemi lënë pas dhe “zeros” përpara nesh, ekzistenca jonë është thjesht kalimtare, në të nuk ka as rastësi, as mundësi.
Por, praktikisht, dallimet mes ketyre dy interpretimeve, janë veçse pak. Një situate (siç ndodh rëndom në luften mes interpretimeve) jo shumë ndryshe nga etiketimi i të njejtit ushqim me dy emra të ndryshem.
Per me shume, lexo: KETU
Librin mund ta gjeni: LINK