Fragment nga romani “Kujtimet e nje geishe” – Arthur Golden

"Kujtimet e nje geishe" - Arthur Golden - arratisje.al

Tani, thuajse pas dyzet vjet më vonë, jam ulur këtu duke risjellë kujtimin e asaj mbrëmjeje me Chairman-in, si një çast, kur të gjitha klithmat e mia të dëshpëruara u mekën. Qëkurse isha larguar nga Joroidoja, nuk kisha ndier gjë tjetër përveç ankthit se çdo kthesë e jetës sime do të sillte një pengesë të re. Sigurisht, kjo përpëlitje, këto përpjekje më dhanë mundësinë që të përballesha me jetën e vërtetë. Kur hidhemi kundër rrjedhës së ujit, me gurë nëpër këmbë e rryma që na shtyjnë mbrapsht, çdo hap përpara kërkon shumë kujdes.

Megjithatë, për ua jeta u shndërrua krejtësisht pasi Chairman-i u bë danna-i im. Nisa të ndihesha si një pemë, rrënjët e së cilës më në fund ishin ngulur në një tokë të begatë. Kurrë më parë s’kam pasur rast ta quaja veten më fatlume se të tjerat, madje, atë mendim kam ende. Për hir të së vërtetës, më duhet të pranoj se m’u desh të jetoja për një farë kohe në këtë lloj lumturie, derisa arrita të isha në gjendje të kuptoja atë çka lashë prapa për t’u bindur se sa jetë të zymtë kisha pasur njëherë e një kohë.

Po të mos kishte ndodhur kështu, kurrë nuk do ta kisha treguar historinë time. Kam përshtypjen se askush nuk mund të flasë sinqerisht për dhembjen, derisa ajo të ketë kaluar dhe ne të mos e ndiejmë më.

 

Per me shume, lexoni: KETU

Librin mund ta gjeni: LINK

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.