Fragment nga romani “OH” – Anton Pashku

Nese dikujt i pelqen te jete mizogam, si mue, a mos do te thote kjo se ai asht edhe mizoped? … Paj, kjo asht qesharake, ju lutem shume, kjo shpifje asht shume qesharake… Mizoped?!… Mizoped, ani kush – une!… Po kjo te ban te dhihesh gazit!… E si te mos dhihesh gazit kur dihet se une, ju lutem shume, kur dihet se une jam babe i tridhete femijeve!… A mund te quhet mizoped nji njeri qe i ka ba tridhete femije?!… Njimend, keta tridhete femije jane femije ilegjetime, ilegjiteme, por s’ka randesi qe jane ilegjetime, ilegjetime. Ka randesi qe i kam ba une, une, une… E di, e di, ka tipa te cileve nuk ju pelqejne femijet ilegjetim. Por, mue me pelqejne ma shume se femijet legjetime… Tash mund ta bani pyetjen: mire, pse te pelqejne ma shume se femijet legjetime?… Pse?… Hem, paj pse une mendoj ma thelle, ma holle dhe shume ma larg se ata qe urrejne mizogamine. Çfare do te thote kjo? Kjo do te thote se une shoh shume ma larg se mund te shohin te tjeret nga çatite e shtepive te veta, shtepive perdhecke… Do te thote se unemendoj per perspektiven e kesaj bote, te ketij planeti… Ç’due te them mekete? Me kete due te them se femijet e mi ilegjetime dhe femijet ilegjetime te te tjereve jane shpresa e ketij planeti… Pse jane sh[resa e ketij planeti? Jane shpresa e ketij planeti, sepse femijet ilegjetime zane fill ne shtratin tim, mandej lindin ku me e dijte ku, rriten e burrnohen, prape, ku me e dijte ku. Pra, as qe i njoh e as qe me njohin. Pra, jane te botes… Nuk vuejne prej do kufizimeve, prej do absurdeve, prej do komplekseve qe burojne nga origjina dhe mandej thadrohen keq ne mendjen dhe shpirtin e njeriut… Bahen njerez te lire dhe te çliruem… Asnjani prej tyne nuk mund te vueje nga mizoksenia. Ata nuk mund te dine ç’asht mizoksenia. S’do te kete gja qe mund te jete e huej, qe mund t’ju duket e huej… Femijet ilegjetime bahen njerez te shendoshe… Bahen qytetare te botes… Ata nuk mund te mendojne per çatine time, ata mendojne per çatine e botes… Nuk me mbrojne mue, ata mbrojne boten. Bota asht ma e randsishme se une. Une vdes, por bota mbetet…

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.