Fragment nga “Rrethi i princeshës Sulltana” i Jean Sasson

E varrosur për së gjalli.

Kam jetuar dhe kam njohur ç’është buzëqeshja.
Kam jetuar jetën e një vajze të re me shpresa për jetën.
Kam jetuar jetën e një vajze të re që ndjeu ngrohtësinë e gruas.
Kam jetuar ndjesinë e pritjes së gjatë të dashurisë së një burri.
Kam jetuar jetën e një gruaje së cilës iu prenë shpresat.
Kam jetuar jetën e një njeriu me ëndrra të copëtuara.
Kam jetuar me frikën e tmerrshme ndaj çdo burri.
Kam jetuar përmes frikës që lindi nga fantazma e një bashkimi fatkeq.
Kam jetuar për të parë djallin me maskën e një njeriu, që drejton çdo veprim timin.
Kam jetuar si lypësja e këtij njeriu, me përgjërimin për të më lënë të qetë.
Kam jetuar për të dëshmuar që bashkëshorti im shijon kënaqësitë e një mashkulli.
Kam jetuar për t’u dhunuar nga burri të cilit iu dorëzova.
Kam jetuar vetëm për të duruar përdhunimet e përnatshme.
Kam jetuar për t’u varrosur në të gjallë.
Kam jetuar për t’u çuditur se përse ai që duhet të më dojë, po më çon në varr.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.