Fragment nga shkëputur nga romani me titull “Diku ku dielli nuk perëndon” i Enxhi Drapi

Tani jam ulur këtu, pranë vetes dhe po mas pulsin tek dora. Nuk arrij ta ndjej, dukem shumë keq. Jam zbehur dhe nuk e di si po jetoj . E vetmja gjë që shkëlqen , është unaza në dorën e djathtë, të cilën ma dhuroi Kristo, dje. Shumë fine dhe guri vishnje duket shumë i thellë. Herë duket i kuq , e
herë i zi, varet nga ndriçimi i ambjentit. Kam ftohtë. Nuk di ku të futem, që të ndjej pak ngrohtësi. Më duket sikur jam bosh . Kam nevojë për një përqafim.
Askush nuk më kupton.
Të gjithë përfshirë edhe mua, e kanë mendjen tek Helen me aparatura. Po unë a nuk jam Helen?! Më ka marrë malli për mamin. Më mungon përqafimi dhe aroma e saj. Më mungojnë ledhatimet dhe kujdesi. Sa frikë, po kam…! Po sikur babi të vdesë vërtetë? Pse e shkroi dhe ma la poshtë jastëkut atë poezi? Duhet të bëj diçka, por nuk di se si. Do ta gjej! Ohh…nuk di! S’dua më të di ! Jam e etur për pak dashuri . Përse nuk më shikon babi?
Ndoshta duhet ta provojë ta thërras. Baabiii! Jo! E pamundur. Askush nuk më do. Kam frikë se nuk do mundem të jem më një, me veten time. As vetja nuk më do. Çdo bëj unë ,nëse Helen vdes? Nuk mund të më lini kështu! Dëgjuat?! Ky është urdhër.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.