Fragment nga “Shtëpia e shpirtrave” – Isabel Allende

E në fund të fundit sa rron një njeri?
A rron një mijë vjet apo vetëm një?
Një javë a disa shekuj rron vërtet ai?
Për sa kohë tamam zgjat vdekja e tij?
C’kuptim ka vallë fjala “pergjithnjë”?
….
Gjatë pesëdhjetë vjetëve, gjyshja mbushi me shkrimin e saj fletoret me shënime për jetën. Të fshehura me mjeshtëri nga shpirtrat bashkëpunëtore, këto fletore i shpëtuan për mrekulli zjarrit të ndyrë ku u zhdukën gjithë ato materiale familjare. Ato janë këtu te këmbët e mia, të lidhura me shirita me ngjyra, të klasifikuara në bazë të ngjarjeve dhe jo sipas rendit kronologjik, ashtu sic i la ajo para se të largohej. Klara i shkroi ato, qe unë të kisha sot mundësinë të shpëtoja gjërat e së kaluarës dhe t’i mbijetoja gjithë atij tmerri që hoqa. E para është një fletore nxënësi me rreth njëzet fletë të mbushura me një shkrim delikat fëmijëror. Ajo fillon me këto fjalë: “Barabasi erdhi te ne me det…”
Perktheu: Viktor Kalemi