Fragment nga “Siddhartha” – Herman Hesse

-Ti udhëtoke – tha Hovinda. – Por të paktë janë ata që udhëtojnë me rroba të tilla, me këpucë të tilla, me flokë të tillë. Kurrë ndonjëherë s’kam parë pelegrin të tillë, megjithëse kam shumë vjet që udhëtoj.

-Të besoj, Hovinda im. Por sot takove pikërisht një udhëtar të tillë, me këpucë e rroba të tilla. Mos harro i dashur një gjë: e përkohshme është bota me fenomenet e saj, e përkohshme. Të përkohshme në shkallën më të lartë janë rrobat tona, pamja e flokëve tanë dhe vetë flokët e trupat tanë. Unë mbaj rrobat e një të pasuri, mirë e ke parë. I mbaj ato sepse kam qene i pasur, dhe flokët i mbaj siç i mbajnë laikët dhe ata që luajnë, sepse kam qenë edhe unë si ata.

-Po tani çfarë je bërë, Sid’hart’ha?

-Nuk e di. Nuk e di si dhe ti. Unë udhëtoj. Dje isha i pasur, sot nuk jam i tillë, se çfarë do të bëhem nesër nuk e di.

-E paske humbur pasurinë?

-E humba unë atë apo ajo mua, kjo s’ka rëndësi, rëndësi ka që tani duart i kam të lira. Shpejt rrotullohet rrota e ndryshimeve, Hovinda. Ku është brahmani Sid’hart’ha? Ku është samani Sid’hart’ha? Ku është pasaniku Sid’hart’ha? Shpejt zëvendësohet e përkohshmja, Hovinda, ti e di vetë.

 

Perktheu: Edvin Cani

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.