Fragment nga “Të fyer e të poshtëruar” – Fjodor Dostojevski

“Është vajza juaj, – i shkruante, është juaja, ju fare mire e dini që është juaja, bija juaj është. E kam porositur të vijë te ju pas vdekjes sime dhe t’ua japë në dorë këtë letër. Në mos e mohofshi Nelin, ka mundësi që atje t’jua fal dhe ditën e gjyqit të madh do të jem unë ajo që do të qëndroj para fronit të Zotit dhe do t’i lutem atij gjyqtari të drejtë t’ua falë gjynahet. Neli e di përmbajtjen e letrës, ia lexova, ia shpjegova të gjitha, ajo i di të gjitha, të gjitha…”
Por Neli s’e plotësoi amanetin: i dinte të gjitha, por te princi nuk shkoi, vdiq pa u pajtuar.
Pasi u kthyem nga varrimi i Nelit, une dhe Natasha dolëm në kopsht. Ishte ditë e nxehtë, vendi shndriste nga drita. Pas një jave Ihmenievët do të niseshin për udhë. Natasha më pa me një vështrim të gjatë, të çuditshëm.
-Vanja! – më tha, – Vanja! Mos ishte ëndërr?
-Cfarë ishte ëndërr? – e pyeta.
-Të gjitha, të gjitha… – m’u përgjigj. – Gjithë ç’ndodhi këtë vit, Vanja! E pse e shkatërrove lumturinë tënde?
Në sytë e saj lexova:
“Ne mund të ishim bashkë përgjithmonë të lumtur!”
Përktheu: Jorgji Doksani