Fragment nga tregimi “Gruaja me flatra” – Dino Buxati

Në mbrëmje, kur Xhorxho Venançi u kthye në shtëpi, gjeti të shoqen ulur në sallon, duke qepur. Asnjë gjurmë flatrash më.
«Luçina!», thirri ai. «Shpirt! Si ndodhi?»
«Çfarë?», pyeti ajo, pa e prishur terezinë.
«Flatrat pra, ç’u bë me flatrat?»
«Flatrat?! Mos ke lajthitur gjë?»
I shtangur nga habia e nga zori, atij iu muar goja:
«Phë… nuk e di… duhet të kem parë ndonjë ëndërr të keqe.»
Për mrekullinë apo për mynxyrën, askush nuk mori vesh gjë prej gjëje, me përjashtim të Xhorxhos, nënës së tij, don Françeskos dhe djaloshit Masimo, i cili, si njeri fisnik, nuk e bëri fjalë me askënd. Por, ndërmjet këtyre, çështja mbeti tabu.
Vetëm don Françesko, pas disa muajsh, duke u gjendur vetëm për vetëm me Luçinën, i tha buzagaz:
«Zoti vërtet të do shumë, Luçinë. Nuk mund ta mohosh që, si ëngjëll, ke patur fatin më të jashtëzakonshëm.»
«Çfarë fati?»
«Shansin që takove Djallin në çastin e duhur.»

Dino Buzzati – Gruaja me flatra

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.