Fragment nga “Tuneli” – Ernesto Sabato!

Sic thashe, quhem Juan Pablo Castel. Mund t’ju linde pyetja se cfare me shtyn te shkruaj historine e krimit tim (nuk di ne thashe se kam bere ne mend te rrefej krimin tim) dhe, mbi te gjitha, te kerkoj edhe botues. E njoh fort mire shpirtin e njeriut dhe kjo me ben te parashikoj se do te mendoni qe me shtyn mendjemadhesia. Mendoni ç’te doni; as qe me behet vone; ka kohe qe s’me behet vone per mendimin dhe drejtesine e njerezve. Keshtu pra, supozoni se po e botoj historine time i shtyre nga mendjemadhesia. Ne fund te fundit, edhe une, si te gjithe njerezit e tjere jam, prej mishi e gjaku, prej flokesh dhe thonjsh, dhe do te me ngjante vertet padrejtesi e madhe qe te kerkonit prej meje, tamam prej meje, cilesira te veçanta; njeriut nganjehere i duket vetja se eshte mbinjeri, deri kur pikas se dhe ai eshte meskin, i felliqur dhe i pabese. S’po e ze ne goje mendjemadhesine; mendoj se askujt nuk i mungon ky motorr i konsiderueshem i Perparimit Njerezor. Me shkulin gazit ata njerez qe hiqen te thjeshte si Ainshtajni, apo te tjere te sërës se tij; pergjigjja ime eshte: kollaj te jesh i thjeshte kur je i famshem; dua te them te ngjash i thjeshte. Madje, kur kujton se ajo nuk ekziston fare, e zbulon befas ne formen e saj me te sterholluar: mendjemadhesia e thjeshtesise. Sa e sa here ndeshemi me keta soj njerezish! Deri dhe nje njeri, i vertete a simbolik, si Krishti, nxori nga goja fjale qe ia diktonte mendjemadhesia, a te pakten krenaria. E c’te thuash pastaj per Leon Bloyin, qe mbrohej kur e akuzonin per mendjemadhesi, duke argumentuar se u kish sherbyer tere jeten njerezve qe nuk i vinin as tek maja e thoit?
Mendjemadhesia Gjendet atje ku s’ta pret mendja: te miresia, te vetemohimi, te zemergjeresia. Kur isha i vogel dhe dritherohesha nga mendimi se ime ëmë mund te vdiste nje dite (me kohe njeriu arrin te mesoje se vdekja eshte jo vetem e perballueshme, por edhe ngushelluese), as qe me shkonte mendja se ajo mund te kishte te meta. Tani qe ajo nuk eshte më, them se qe e mire, aq sa mund t’ia dale te jete i mire njeriu. Por me kujtohet, aty nga fundi i jetes se saj, kur tashme isha burre, se si me dhembte shpirti kur zbuloja se pas gjerave me fisnike qe bente, kishte nje fije mendjemadhesie apo krenarie te sterholluar. Kur e operuan nga kanceri, me ndodhi dicka qe i vuri vulen kesaj qe po them. Që te arrija ne kohe, m’u desh te udhetoja dy dite e dy net pa pushim. Kur qendrova bri shtratit te saj, fytyra e saj si meit me buzeqeshi lehtazi me mundim, me dhembshuri dhe peshperiti disa fjale perdellyese (i vinte keq qe isha lodhur!). Ndjeva mbyturazi brenda meje nje krenari te perzier me mendjemadhesi, qe kisha arritur te vija aq shpejt. Po jua besoj kete te fshehte, qe te gjykoni vete se nuk jam me i mire se te tjeret.
Megjithate, nuk po e rrefej historine, i shtyre nga mendjemadhesia. Po mbase me duhet te pranoj se ka nje note krenarie apo mendjemadhesie. C’eshte ajo manì qe na shtyn, xhanem, te kerkojme shpjegim per cdo veprim qe ndodh ne jete? Kur e nisa kete rrefim, e kisha bere mendjen top te mos jepja asnje lloj shpjegimi. Kisha deshire te tregoja historine e krimit tim dhe pike; kujt nuk i pelqen, mos ta zere me dore. Po s’ma merr mendja, sepse jane pikerisht njerezit qe bredhin mbas shpjegimeve ata qe jane me kureshtaret, dhe besoj se do te jene te paret qe do te sulen kur ta lexojne gjer ne germen e fundit historine e nje krimi.

Edhe mund t’i mbaja per vete motivet qe me shtyne t’i shkruaja keto faqe rrefimi; por meqe nuk kam ndonje interes te hiqem si eksentrik, do te them te verteten, e cila, vec te tjerash, eshte fort e thjeshte: mendova se, tani qe jam i famshem, ato mund te lexoheshin nga shume njerez; dhe, ndonese nuk ka m shume iluzione per farën njerezore ne pergjithesi dhe per lexuesit e ketyre rreshtave ne vecanti, prapeseprape me rri ndezur nje fije shprese se dikush do te arrije te me kuptoje. EDHE SIKUR TE JETE NJE NJERI I VETEM.
“E perse nje fije shprese, – mund te pyese dikush, – kur doreshkrimi ka per t’u lexuar nga tere ata njerez?” Kjo eshte nga ato soj pyetjesh qe une i quaj fare te kota. E megjithate, duhen parashikuar, sepse njerezit, nje me dy e pyetje te kota bejne, pyetje qe s’do shume mend per te kuptuar se jane te panevojshme. Mund te flas e te uleras perpara nje turme prej njeqind mije rusesh: askush nuk do e merrte vesh. Kuptoni se c’dua te them?
Ishte nje njeri qe mund te me kuptonte. Por ishte tamam njeriu qe vrava.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.