Fragment nga “Xha Gorioi” – Honore dë Balzak

Xha Gorioi bie në shtratin e vdekjes! Si çdo prind i dhembshur, ai kërkon t’i shohë për herë të fundit të bijat, Rastinjaku, që i gjendet te kryet, premton t’ia sjellë dhe u çon fjalë me një shërbyes. Delfina, që po fle, mbas një mbrëmjeje argëtuese, nuk ia hap fare derën lajmësit, kurse Anastasia e kthen mbrapsht, duke thënë se ka punë më të ngutshme për të kryer. Plaku qan nga hidhërimi, kur mëson se vajzat nuk do të vinë ta shohin dhe shpërthen në një monolog të dhimbshëm, duke i mallkuar e në fund duke i bekuar të bijat, nga shkaku i të cilave vdes.

“Ah, po të isha i pasur, po ta kisha ruajtur pasurinë time e të mos ua kisha dhënë, ato do të ishin këtu, do të më lann faqet me të puthura! Do të banoja në një pallat, do të kisha dhoma të bukura, shërbëtorë, zjarr për t’u ngrohur, dhe ato do të ishin këtu, me lot për faqe, me gjithë burrat dhe fëmijët e tyre. Do t’i kisha të gjitha. Kurse tani s’kam asgjë! Paraja të jep gjithçka, edhe vajzat. Oh! Ku janë paratë e mia? Sikur të kisha thesare për të lënë, ato do të më rrinin te koka, s’do të dinin ç’të më bënin më parë, do t’u dëgjoja zënë, do t’i shikoja.

…..

Ato të dyja kanë zemër prej guri. Kaq e madhe ishte dashuria ime për to, saqë s’mbetej vend për dashurinë e tyre ndaj meje. Një atë duhet të jetë gjithmonë i pasur, duhet t’i mbajë për freri fëmijët e tij, si kuajt e hazdisur. Kurse unë rrija në gjunjë para tyre. Faqezezat!

 

Përktheu E.Fico

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.